Evakuohen shqiptarët e e parë nga Gaza! Hasani: Nëna dhe 4 fëmijët e saj shpëtohen pas 3 javësh përpjekje, ndodhen në Egjipt
Pesë shqiptarët e parë, një nënë dhe katër fëmijët e saj të mitur janë evakuuar nga lufta në Gaza pas 3 javësh përpjekje. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani i cili shkruan se aktualisht ata ndodhen në Egjipt, dhe se po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.
Një nënë me katër fëmijët e saj të mitur janë 5 shtetasit e parë shqiptarë që kanë arritur të evakuuohen nga lufta në Rripin e Gazës që po merr jetë njerëzish prej më shumë se një muaji nga lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
Ka qenë ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili ka bërë me dije lajmin në rrjete sociale ku shkruan se nëna dhe katër fëmijët e mitur kanë arritur të largohen nga Gaza, pas gati 3 javësh përpjekjeje.
Tashmë ata ndodhen të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojnë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
"Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, @UNmigration dhe @ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në dhe për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë që ndodhen në Gaza.", njofton ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Avioni i parë me 40 pasagjerë shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, është ulur nga Izraeli në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” më 8 tetor. Bashkë me një fluturim të mëpasshëm numri i shqiptarëve evakuuar nga Izraeli shkoi në 51. Pas tyre 20 shqiptarë të tjerë kanë udhëtuar më 12 tetor nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria e Jashtme. 17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe u transportuan në qytetet ku banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora.
Ndërkohë operacionet e shpëtimit do të vijojnë ndërsa lufta e nisur me 7 tetor, mes Izraelit dhe Palestinës, e përqendruar tashmë në Rripin e Gazës vazhdon të rëndojë bilancin e viktimave, përfshirë dëmet e rënda në infrastrukturë.
po c kerkojne shqiptaret ne ato vende ku zien toka, lufte pa fund e varferi ekstreme,
Përgjigju
Tao: 13/11/2023 16:26
Jane rehat me veten e tyre vella, ate bejne ne Gaza. Per aq kohe sa nuk i bien njeriu me qafe duke shkelur ligjet, le te jetojne ku te duan. Njejte dhe per te tjeret qe jetojne ne Shqiperi, nese nuk imponohen duke kerkuar te aplikohen ligjet e fese se tyre jane ne rregull, perndryshe mire do ishin te emigronin atje ku e gjejne veten rehat me aplikimin e sherihatit apo rregullave te tjera fetare pa iu bere barre shoqerise. Me vjen mire qe eshte shpetuar kjo familje, mire se te vini ne Shqiperi.
Ben: 13/11/2023 07:29
Ky qe nje operacion nderkombetar,jo se u be per shqiptaret.
Përgjigju
Gazepi: 13/11/2023 06:06
Shqiptaret jane katolik e jo palestinez pra daj ky vend kurr sdo behet se në politike ekonomi dhe art kemi terrorista.
Përgjigju
@Gazepi: 13/11/2023 11:31
Palestina dhe katolicizmi nuk krahasohen se jane te ndryshme e para. E dyta shqiptaret jane cfare vendosin te jene me ne fund. Nuk shoh t’i ndaloje njeri te jene katolike, thjesht nuk jane ne shumice. Mblidheni veten dhe shihni te verteten dhe lexoni nga pak per katolicizmin, islamin, artin dhe ekonomine kur merrni persiper te jepni mend
Zepiga: 13/11/2023 09:42
Pirdh pirdh se lirohesh me gjithe katolizmin tend
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
36.7%
Jo
54%
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3429
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
po c kerkojne shqiptaret ne ato vende ku zien toka, lufte pa fund e varferi ekstreme,
PërgjigjuJane rehat me veten e tyre vella, ate bejne ne Gaza. Per aq kohe sa nuk i bien njeriu me qafe duke shkelur ligjet, le te jetojne ku te duan. Njejte dhe per te tjeret qe jetojne ne Shqiperi, nese nuk imponohen duke kerkuar te aplikohen ligjet e fese se tyre jane ne rregull, perndryshe mire do ishin te emigronin atje ku e gjejne veten rehat me aplikimin e sherihatit apo rregullave te tjera fetare pa iu bere barre shoqerise. Me vjen mire qe eshte shpetuar kjo familje, mire se te vini ne Shqiperi.
Ky qe nje operacion nderkombetar,jo se u be per shqiptaret.
PërgjigjuShqiptaret jane katolik e jo palestinez pra daj ky vend kurr sdo behet se në politike ekonomi dhe art kemi terrorista.
PërgjigjuPalestina dhe katolicizmi nuk krahasohen se jane te ndryshme e para. E dyta shqiptaret jane cfare vendosin te jene me ne fund. Nuk shoh t’i ndaloje njeri te jene katolike, thjesht nuk jane ne shumice. Mblidheni veten dhe shihni te verteten dhe lexoni nga pak per katolicizmin, islamin, artin dhe ekonomine kur merrni persiper te jepni mend
Pirdh pirdh se lirohesh me gjithe katolizmin tend