Lufta/ Karvani i ndihmave i bllokuar në kufirin Egjipt-Gaza

Lufta/ Karvani i ndihmave i bllokuar në kufirin Egjipt-Gaza

Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Fotot tregojnë një radhë të gjatë kamionësh që transportonin furnizime nga Egjipti dhe Turqia duke pritur në qytetin e Arishit, pranë vendkalimit.

Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit. Kjo i ka penguar njerëzit të largohen apo të hyjnë në Gaza përmes postbllokut. Kjo do të thotë gjithashtu se ndihma është mbajtur në kufi dhe agjencitë e ndihmës u kanë kërkuar autoriteteve që të lejojnë autokolonat e tyre të kalojnë.

Hamasi, Izraeli dhe Egjipti ushtrojnë të gjithë një shkallë kontrolli mbi atë se kush dhe çfarë mund të kalojë nëpër pikën e kontrollit, që do të thotë se shpesh mbyllet dhe përpunimi mund të jetë i ngadalshëm.

Disa qeveri të huaja, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre në Gaza që të afrohen më pranë vendkalimit Rafah në mënyrë që të mund të largohen kur kalimi të rihapet. Ata kanë paralajmëruar se çdo rihapje do të zgjasë vetëm për një kohë shumë të kufizuar.

Të shtunën, zyrtarët amerikanë thanë se kishin punuar që qindra palestinezo-amerikanë të largoheshin përmes Rafahut, megjithëse Egjipti nuk hapi rrugën për kalim.  Egjipti ka shpjeguar se do të japë dritën jeshile vetëm nëse do kalojë ndihma humanitare.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli përplasje në kufirin me Libanin! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë Hamasin! Spitalet në Gaza: Mijëra pacientë mund të vdesin për mungesë furnizimesh


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja