Lufta kundër COVID-19, 10 rajone në Itali në shtetrrethim të plotë (VIDEO)

Në përpjekje për të vënën nën kontroll rritjen e konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19, në veçanti të varianteve të reja, duke nisur nga dita e sotme 42 milion italianë futen në zonën e kuqe të kufizimeve, me Sardenjën e cila mbetet e vetmja zonë e bardhë.

Rajonet e konsideruara si zonë e kuqe janë Puglia, Campania, Lazio, Marche, Emilia-Romagna, Piemonte, Lombardia, Veneto, Friuli Venezia Giulia, Provinca e Trentos dhe Molise.

Ndërkohe që të gjitha rajonet e tjera janë shndërruar në zona portokalli, edhe pse disa kanë zona të kuqe brenda kufijve të tyre për shkak të qarkullimit të lartë të virusit.

Vizitat tek familjarët janë të lejuara në zonat portokalli, por vetëm një herë në ditë,  në të njëjtën komunë, midis orës 5 dhe 22, për një maksimum prej dy personash.

Në zonat e kuqe, vizitat tek të afërmit dhe miqtë janë të ndaluara. Ndërkohë që duke nisur nga sot shumica e dyqaneve, bareve dhe restoranteve do të jenë të mbyllura duke ofruar shërbim vetëm me dërgesa.

Njëjtë si Krishtlindjet dhe Viti i Ri,  edhe Festimet për Pashkët janë të ndaluara, duke bërë që më 3,4,5 Prill i gjithë vendi të shndërrohet në zonë të kuqe.

Vendimi u mor të premten e kaluar për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, në veçanti me variantet e reja, duke shkaktuar edhe një tejmbushje të spitaleve në disa zona.

Sa i përket incidencës, qeveria ka vendosur si kufi 250 infektime për 100 mijë banorë në një javë, nëse një rajon tejkalon këtë shkallë rajoni kalon në skenar me më shumë kufizime. 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës