Lufta kundër COVID-19 bën bashkë përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, presidenti Meta publikon mesazhin e tyre

Lufta kundër koronavirusit ka bërë bashkë edhe përfaësues të besimeve të nryshme për të dhënë një mesazh të përbashkët.

Presidenti Meta ka shpërndarë mesazhin e një lidhjeje online të tre përfaqësuesve të besimeve të ndryshme, Rabin Erikun, At Xhonë dhe Imam Gazin.

Postimi i plotë:

Një mesazh i ngrohtë, shpresëdhënës dhe gjithëpërfshirës në këto momente tepër të vështira për shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin!
Lutjet e përbashkëta të përfaqësuesve të besimeve të ndryshme, për shëndetin dhe shërimin e çdo qytetari, na japin forcë dhe na motivojnë për ta përballuar me sukses të gjithë bashkë këtë betejë!
Zoti qoftë me të gjithë ne!

LUTJA E PËRBASHKËT E PËRFAQËSUESVE TË BESIMEVE TË NDRYSHME

Unë jam Rabin Eriku!
Unë jam At Xho!
Ndërsa unë jam Imam Gazi!
Ne njihemi në komunitetet tona si “3 shokët”.
Si përfaqësues të feve dhe komuniteteve tona, ne lutemi për shërimin dhe sigurinë Tuaj!
Ne i jemi shumë mirënjohës stafit të ekipit mjekësor, për kujdesin dhe kurajën e tyre në përballimin e këtij rreziku. Mirënjohje për të gjithë ata që na mbështesin.
Zoti ju bekoftë dhe në këtë moment delikat e të vështirë të keni paqen e Zotit.
Bëni pjesën tuaj dhe promovoni respektin dhe shpresën të gjithëve!
Ndani mesazhin tonë sa më shumë.
Duajini të afërmit si veten tuaj!
Shalom! Selam! Paqja e Zotit qoftë me Ju! 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda