Lufta kundër COVID-19, Italia nis sot shtetrrethimin 3 ditor

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, Italia nis sot një izolim të rreptë për tre ditët e ardhshme, gjatë Pashkëve.

Të gjitha rajonet do të jenë të konsideruara si zonë e kuqe, niveli më i lartë i kufizimeve në një kohë që vendi po lufton me një valë të tretë.

Lëvizjet jo të domosdoshme janë të ndaluara, por njerëzit lejohen të konsumojnë një vakt të Pashkëve në shtëpitë e tyre me dy të tjerë.

Kishat janë të hapura, por besimtarëve u është kërkuar të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre dhe për të dytin vit radhazi Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin bosh të Shën Pjetrit.

Qeveria italiane njoftoi gjithashtu se do të vendoste 70,000 policë shtesë në mbikëqyrje në të gjithë vendin, në mënyrë që të respektohen kufizimet.

Pas fundjavës së pushimeve, rajone të ndryshme do të qëndrojnë më pas në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në muajin maj.

Vendimi i Italisë për të vendosur kufizmet e reja vjen në një kohë kur vendet po përballen me një valë të tretë të infeksioneve,  ndërsa luftojnë me një fushatë të ngadaltë të vaksinimit.

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia,  më shumë se 110,328 persona kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë dhe  më shumë se 3.6 milion të infektuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje