Kryegjyshi Botëror i Bektashianëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në selinë e Shenjtë një delegacion nga Emiratet e Bashkuara për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në qendër të  këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe radikalizmit të dhunshëm, ku Kryegjyshi bektashian theksoi forcimin e frontit të përbashkët në luftën për parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona Brahimaj u shpreh se rritja e dialogut dhe komunikimit mbetet një investim i rëndësishëm për të rritur frymën e paqes dhe tolerancës fetare në rajon.