Lufta kundër korrupsionit, Severino: Nuk mjafton miratimi i ligjeve

Ish-ministrja italiane e Drejtësisë, Paola Severino, emrin e së cilës mban një ligj që largohen persona të inkriminuar, deklaroi se lufta kundër korrupsionit fitohet vetëm nëse ka vendosërmi e seriozitet. Pas një takimi me anëtarë të shoqërisë civile, Severino theksoi faktin se, nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve por ato duhen përmirësuar.

“Në vitin 2012 ne miratuam disa ligje por nuk u ndalëm me kaq. Edhe më vonë miratuam ligje dhe rregulla të tjera dhe i përmirësojmë vazhdimisht. E rëndësishme është që në këtë luftë të përfshirhen jo vetëm OJF-të por edhe gjyqtarët, prokurorët, kompanitë private dhe administrata publike dhe ata ta kuptojnë se ky është një fenomen shumë negativ dhe duhet marrë me seriozitet maksimal. Këshilla ime është që përpjekjet anti-korrupsion të mos ndalojnë asnjëherë, të vazhdojmë me seriozitet, vendosmëri dhe kapacitetet e nevojshme  për të fituar betejën kundër korrupsionit”, tha Severino.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Paola Severino në opinion publik shqiptar erdhi kur politika po diskutonte për ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj është mbështetur tek ligji që mban mbiemrin e ish-ministres së Drejtësisë, zonjës Severino që ka të bëjë me dënimin e zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale. Zonja Severino është aktualisht përfaqësuesja e e posaçme e Presidentit në detyrë të OSBE,  në luftën ndaj korrupsionit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja