Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Etilda Gjonaj i dorëzon Arta Markut rekomandimet e Qeverisë

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Etilda Gjonaj i dorëzon Arta Markut rekomandimet e Qeverisë

Etilda Gjonaj dhe Arta Marku

Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta, janë prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe njëkohësisht rekomandimet më të rëndësishme që Ekzekutivi i bën organit të Prokurorisë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar sot përpara Kryeprokurores Arta Marku dhe drejtuesve të prokurorive në rrethe Rekomandimet Prioritare në luftën kundër kriminalitetit të miratuara nga Këshilli i Ministrave për vitin 2018. 

Në një takim të zhvilluar në mjediset e Prokrurorisë së Përgjithshme, Gjonaj ka renditur një sërë problematikash dhe shqetësimesh, për të cilat sipas qeverisë, organi i Prokurorisë duhet të jetë më efektiv.

“Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin evropian të vendit”, u ka thënë Gjonaj prokurorëve, duke nënvizuar se ngritja e Prokrurorisë së Posaçme do t’i japë një tjetër dimension mënyrës së hetimit dhe procedimit të këtyre veprave.

Një tjetër rekomandim prioritar i Qeverisë është lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale, duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre, çka është dhe një element shumë i rëndësishëm në përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. 

Duke folur për Reformën në Drejtësi si një objektiv kryesor i Qeverisë, ministrja Gjonaj është ndalur edhe në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Largimi nga sistemi i prokurorëve të korruptuar, me lidhje me krimin apo të paaftë do të ndihmojë pjesën e shëndoshë të prokurorëve, që t’i vlerësohet përkushtimi dhe puna e palodhur në luftën kundër kriminalitetit’, ka thënë ministrja e Drejtësisë. 

Gjonaj është ndalur edhe në fenomenin e mbylljes së çështjeve penale nga prokurorët, duke theksuar: “Konstatohen mbyllje të çështjeve me vendime për mosfillim hetimi në një kohë kur, për të arritur në këtë konkluzion, rezulton se janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga prokurori i cështjes. Kjo vendimmarrje është tërësisht e paligjshme”.

Ministrja e Drejtësisë ka inkurajuar Prokurorët për të kryer detyrën e tyre me përkushtim dhe ndershmëri, në zbatim dhe vetëm për zbatim të ligjit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 23/04/2018 18:51

    Per nje zbatim sa me te mire te reformes ne drejtesi duhet patjeter te ket bashkepunim ndermjet MD dhe prokurorise.

    Përgjigju
  • Denisa: 23/04/2018 18:45

    Me vjen mire qe e kane bere kte takim per te vendosur pikat mbi i dhe per te vazhduar zbatimin e reformes

    Përgjigju
  • kume: 23/04/2018 18:45

    Sa mire me vjen qe i jane vene te gjith lundra korrupsionit te zhduken kta parazitet e administrates qe na pijn gjakun cdo dite

    Përgjigju
  • Arlinda: 23/04/2018 18:42

    Duan nuk duan ca drunj te shtrember reforma do te zbatohet. Bashkepunime te tilla vetem i sherbejn

    Përgjigju
  • izi: 23/04/2018 18:42

    . Vetem po u bene te gjithe aktoret bashke mund te zbatohet regorma ne drsjtesi qe aq shume e pret populli

    Përgjigju
  • sapa: 23/04/2018 17:44

    Rekomandim?prokuroria nuk ka nevojeper rekomandim neqoftese eshte e pavarur,por ben punen e vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë