Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë në qytetet ukrainase gjatë natës së 6 dhjetorit, duke plagosur të paktën tre persona në rajonin e Kievit. Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se rusët lëshuan një breshëri raketash dhe dhjetëra dronë, drejt qyteteve në periferi të Ukrainës.

Tre raketa hipersonike Kinzhal u lëshuan kundër Kievit, i cili u shënjestrua gjithashtu nga dronë, ndërsa njerëzit nxituan drejt metrosë pas njoftimit për sulm. Objektivat kryesore besohet të jenë termocentralet, për të minuar riparimet e kryera ditët e fundit, për shkak të sulmeve të mëparshme. 

Dëmet më serioze janë raportuar në Fastov, një qendër industriale 60 kilometra larg kryeqytetit, ku stacioni i trenit u shkatërrua dhe u godit një uzinë inxhinierie mekanike. 

Shpërthime ndodhën në Dnipro, Zaporizhia dhe Chernihiv. Termocentrali Kryvyi Rih mori flakë dhe një tjetër thuhet se u godit në Kiev, duke e lënë gjysmën e qytetit pa energji elektrike.

Forcat ruse kanë sulmuar rregullisht Kievin dhe rajonet përreth tij në muajt e fundit, mes përpjekjeve të SHBA-së për të negociuar përfundimin e luftës. Në sulmin e fundit masiv me raketa dhe dronë në Kiev më 13-14 nëntor, shtatë persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën.

Lajm ne perditesim...