‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, Çuçi: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar! Alibeaj: Dështim! Bardhi: Po u jepni kriminelëve tendera dhe po pastrojnë paratë

TIRANË- Shqipëria ka forcuar ndjeshëm bashkëpunimin ndërkombëtar për “luftën” kundër krimit të organizuar. Kështu raportoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me temë “Ecuria në luftën kundër krimit të organizuar”, i cili e cilësoi si progres këtë bashkëpunim, duke e krahasuar në të njëjtën kohë edhe me disa vite më parë, kur Shqipëria as nuk shkëmbente informacione. Ai theksoi se prioritet për ministrinë e Mbrojtjes do të jetë edhe “goditja” e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër kryetari i Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ngriti akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse për dështimin siç e cilësoi ai kundër “luftës” së krimit të organizuar në vendin tonë dhe kultivimit të kanabisit.

Gjatë mbledhjes fjalën e mori edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi i cili tha se Shqipëria nuk ka bërë progres për sa i përket krimit të organizuar, ndërsa shtoi se përfaqësuesit e saj fitojnë tendera publikë dhe pastrojnë paratë në mes të Tiranës.

Ndërkohë gjatë mbledhjes u diskutua edhe lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kryeministri Edi Rama po e përdor veton Bullgare si një justifikim dhe pengesë kryesore për avancimin e procesit të integrimit në BE. Menjëherë ka replikuar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla duke thënë se shanset që vetoja bullgare t’i hiqet Maqedonisë së Veriut janë pothuajse zero. Në këtë mënyrë ai ka paralajmëruar sërish ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama më herë ka thënë se nëse Bullgaria nuk do të heqë veton nga Maqedonia e Veriut, me shumë gjasa Shqipëria do të vazhdojë e vetme në rrugëtimin e saj drejt BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
‘Mos shiko ashklën në syrin e tjetrit, por traun te i juaji’, deputeti i PS ironizon situatën në PD, Tabaku: Problemet tona i zgjidhim vetë

“Kam mësuar të mos shoh ashklën në syrin e tjetrit, por të merrem me traun që kam në syrin tim”, kjo ishte shprehja që përdori deputeti i PS, Toni Gogu për të ironizuar situatën aktuale në PD, e cila është mjat e tensionuar.

“Lexova një raport që është në një linjë me raportin e DASH. Duke qenë se me Alibeaj kam bashkëpunuar më afër dhe gjatë në këto 6 muaj do i kujtoja një parim që jam përpjekur ta mësoj shumë herët. Të mos shoh ashklën në syrin e tjetrit por të merrem me traun që kam në syrin tim. Ju kemi ftuar të merremi me këto ashklat që po përpiqemi të nxjerrim nga sytë e Shqipërisë. Po ju nuk ju lë trau në mes të syrit tuaj”,  tha ai.

Menjëherë ka ndërhyrë Tabaku, duke i thënë se “ashklat” e PD i zgjidhin vetë demokratët.

“Ju lutem kolegë të nderuar. Problematike në këtë rast janë këto ashklat e vogla që na kanë lënë tetë vite. Diskutojmë njëherë këto ashkla dhe pastaj problemet tona i zgjidhim vetë ne.”, tha ajo. 

Ora 16:45
Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, Balla: Shanset që të hiqet zero, e kemi paralajmëruar ndarjen në rrugëtimin drejt BE

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se shanset që Bullgaria të heq veton nga Maqedonia e Veriut janë pothuajse zero.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian kujtoj se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE, nëse situata me Bullgarinë nuk ndryshon.

 “Unë shpresoj te ajo që tha kancelari gjerman dhe presidentin i Francës për një qasje të re të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Në këshillin e parë Kombëtar të Integrimit ti themi gjerat siç janë. Shanset që Bullgaria ta heqë veton janë pothuajse është zero. E dimë sa e vështirë është zhbësh një rezolutë në parlamentin bullgar që ka marrë 100% të votave për të bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se kjo është një çështje që nuk na takon. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka paralajmëruar se Shqipëri mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e përbashkët drejt BE-së, nëse Bullgaria nuk pranon të heq veton për integrimin.”, tha ai.

Ora 16:40
‘Qeveria hapa mbrapa në ‘luftën’ kundër krimit të organizuar’, Bardhi: Kriminelët fitojnë tendera dhe pastrojnë para në mes të Tiranës

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian tha se Shqipëria nuk ka bërë progres për sa i përket “luftës” krimit të organizuar.

“E degjova shpesh të përsëritet sikur Shqipëria është e përbashkët dhe duhet të flasim mirë për të. Mu kujtua ky 99.8 perqindshi i saimir tahirir, nuk evidentoi problemin që krimi organizuar është dyfishuar. Të flasim mirë do të thotë që të lexosh vetëm një gjysëm fjalie nga këto raporte. Por duhet të evidentohen problematikat dhe të merren masat. Ministri  i brendshëm mu duk në fillim sikur të ishte ai i Brazilit, Spanjës dhe i Hollandës dhe në fund e mbylli me luftën e kanabizimit. Dhe nuk evidentoj problemin e krimit të organizuar që është fuqizuar. Ne të gjithë e dimë që përfaqësues të krimit të organizuar kanë qënë në poste kyce të kësaj qeverie. Poashtu dhe që është fakt që eksponentë të krimit të organizuar përfitojnë miliona euro nëpër tendera publike. Përse Ministri Cuci nuk na flet për eksponentë të krimit të organizuar prastrojnë para në mes të Tiranës. 
Prisja nga Ministri Cuci dicka rreth asaj që na u dash ta shohim cdo ditë përgjatë vitit të kaluar mbi të ashtuquajturin Operacioni Forca e Ligjit. Cili është rezultati sepse vetëm 15 pasuri të paluajtshme u sekuestruan gjithsej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij operacioni prej një viti. Në fakt ky operacion u duk qartazi që kishte qasje selektive e madje bërë të kundërtën mbi atë që kishte qëllim sepse me këto rezultatet ndaj gjithë atyre subjekteve që u morën gjasme nën hetim, bëri amnisti de fakto ndaj eksponentëve të krimit të organizuar.  Po të kujtojmë këtu dhe shpalljen me non grata nga Departamenti i Thesarit Amerikan ku theksohet se i grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një OCG, brenda së cilës ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. 
Dhe pyetja ndaj minsitrit është cfarë masash ka marrë policia për të goditur grupet kriminale që ofrojnë dhurata apo para në këmbim të voptës për partinë e tyre dhe ky është problemi që krijon gjithë problematikat që e shohin institucionet ndërkombëtare. Nëse pastaj do e shohim në syrin e kolegëve të PS që po bëjmë progres, por ne smund të shkojmë pas një modeli si para 40 vitesh. Ndaj duhett me e parë më me objektivitet duke parë dhe regres dhe progres, por në fakt Shqipëria ka bërë një regres më të dukshëm.", u shpreh Bardhi. 

Ora 16:17
‘Shqipëria furnizuesi kryesor i kanabisit në botë’, Alibeaj: Kjo qeveri ka dështuar në ‘luftën’ kundër krimit

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ngriti akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse për “dështimin” siç e cilësoi ai kundër “luftës” së krimit të organizuar në vendin tonë dhe kultivimit të kanabisit.

Gjatë fjalës së tij ai ka përmendur edhe mundësinë e legalizimit të kanabisit mjekësor, duke thënë se kryeministri Rama pa transparencë ka marrë në konsideratë mendimin e vetëm 20% të popullsisë.

Ai tha se nuk është e drejtë që dështimet e kësaj qeveria t’ia atribuojmë territoreve të huaja si dhe atij neutral që quhet SPAK.

“Nuk mund t’i çojmë dështimet e qeverisë në një territor neutral si ai i SPAK! Ajo që duhet të monitorohet janë dështimin në luftën kundër drogës Rama paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjore për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, sipas një të ashtuquajture “konsultim me publikun” nëpërmjet një pyetësori i cili jo vetëm që nuk ishte transparent por se dhe rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë. Wria nën lenten e ndërkombëtarëve mbetet prodhues e furnizues i kanabisit. Këtë panoramë e sjellë dhe raporti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report”  i cili zbuloi se “Wria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e krimit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të drogërave të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane.” Kështu, sipas DASH, kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë. Gjithashtu raporti thekson se, “shtetasit shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar, duke e bërë kësisoj Wrinë një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.”

Po ti referohemi raporti vjetor i Departamenti të Politikave Kundër Drogës pranë Zyrës së Kryeministrit Italian për Parlamentin italian, për të cilën Ministri pretendoi mbi bashkëpunimin e frytshëm, thekson se konfiskimet e kokainës ishin rritur me 60% krahasuar me të dhënat e vitit 2020 dhe se në rastet kur prejardhja u konstatua, kokaina ishte nisur edhe nga Wria. Sipas të njëjtit raport, kapjet e heroinës ishin trafikuar kryesisht nga Wria, ku si pjesë e rrugës ballkanike, vendi ynë trafikon pjesën më të madhe të heroinës që trafikohet çdo vit në vendet evropiane. Ky aktivitet kriminal në rritje është reflektuar edhe me arrestimet e organizatave të krimit të organizuar, ku shqiptarët renditen si kombësia e dytë pas marokenëve.

Po ashtu po ti referohemi raportit, grupet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare janë fuqizuar së tepërmi në vitet e fundit aq sa vendet partnere, Europiane e më gjerë, po e shohin me shqetësim këtë precipitim në shkallë të gjërë.

Kështu, sipas DASH, kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë”, tha Aliebaj.

Ora 15:45
‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, ministri i Brendshëm: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, partnerët evropianë kanë krijuar besim te Shqipëria

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për “luftën” kundër krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian me temë “Ecuria në luftën kundër krimit të organizuar” tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për t’u berë pjesë e BE dhe se vetoja bullgare nuk do të jetë një pengesë drejt qëllimit final.

“Nuk e shoh vetëm si raportim normal, por një mundësi për të avancuar më tepër në këtë proces. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Është në interesin e vendit tonë që kur bëhet fjalë për BE të lëmë mënjanë politikën. Komisioni i Evropian ka thënë se ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, pavarësisht ngërçit që kemi nga vetoja bullgare. Kapitulli 24 dhe 23 mund të konsiderohen si shtylla e procesit të zgjerimit.

Çfarë kemi arritur? Lufta kundër krimit të organizuar, pika qendrore e punës tonë. Krimi i organizuar nuk njeh kufi, nuk ka pasaportë , mund të luftohet vetëm me bashkëpunim të ngushte me partnerët tanë. Ne jemi përqendruar tek mirëbesimi, duke pasur bashkëpunime me vende aleate. Jemi fokusuar në shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin në operacione të përbashkëta. Kjo dëshmon për nivelin e lartë të besimit nga partnerët evropian.

Ne kemi shtuar prezencën në Europol. Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi të organizuar. Sipas progresraportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rendësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK.”, tha ai.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuli: 12/05/2022 02:05

    O zoti minister po per cfare krimi po flete po cfare ke goditur ti vrasjet ne vlore i ke me fakte me vidjo te gjitha i ka policia dhe dine kush i ka bere dhe nuk i kapin se rine me ta dhe u marin leket turp nuk keni qe nuk keni zbardhe asnje njgjarje jane te zhdukur jane te vrare ne mese te sheshit jane te plagosur dhe drejtorat e tu e shefat e krimeve rine me ta si dhe deputet nga te dya krahet qe i ndimojne apo ska gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!