Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për “luftën” kundër krimit të organizuar.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian me temë “Ecuria në luftën kundër krimit të organizuar” tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për t’u berë pjesë e BE dhe se vetoja bullgare nuk do të jetë një pengesë drejt qëllimit final.
“Nuk e shoh vetëm si raportim normal, por një mundësi për të avancuar më tepër në këtë proces. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Është në interesin e vendit tonë që kur bëhet fjalë për BE të lëmë mënjanë politikën. Komisioni i Evropian ka thënë se ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, pavarësisht ngërçit që kemi nga vetoja bullgare. Kapitulli 24 dhe 23 mund të konsiderohen si shtylla e procesit të zgjerimit.
Çfarë kemi arritur? Lufta kundër krimit të organizuar, pika qendrore e punës tonë. Krimi i organizuar nuk njeh kufi, nuk ka pasaportë , mund të luftohet vetëm me bashkëpunim të ngushte me partnerët tanë. Ne jemi përqendruar tek mirëbesimi, duke pasur bashkëpunime me vende aleate. Jemi fokusuar në shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin në operacione të përbashkëta. Kjo dëshmon për nivelin e lartë të besimit nga partnerët evropian.
Ne kemi shtuar prezencën në Europol. Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi të organizuar. Sipas progresraportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rendësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, Çuçi: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar! Alibeaj: Dështim! Bardhi: Po u jepni kriminelëve tendera dhe po pastrojnë paratë
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor, 13:29
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë
22 Dhjetor, 14:39
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45