Lufta kundër krimit/ Veliu takim me delegacionin britanik: Të forcojmë bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ku në qendër të diskutimit të tyre ka qënë lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit .

Kryesuar nga Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Brëndshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, i cili shoqërohej nga Francës Collier, Sarah McAveety Koordinator Rajona, Drejtori Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit.

Ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vëndeve, në  fjalën e tij Veliu theksoi ky bashkëpunim duhet të forcohet me tej dhe se deri më tani ai ka ardhur si rezultat i marreveshjeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është shumë me rëndësi për Policinë e Shtetit. Shkëmbimi në kohë i informacioneve duke hequr disa barriera burokratike, është jetik për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe terrorizmit. Kemi dhënë prova besueshmërie dhe profesionalizmi gjatë bashkëpunimit me Policinë britanike. Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sekuestruar të gjitha asetet dhe llogaritë bankare që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Nga ana e tij, edhe Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam vlerësoi bashkëpunimin me policinë e shtetit shqiptar ndërsa tha ajo vijon të është një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/11/2018 16:52

    Këta janë të parët që Shqipërisë i kanë bërë 1001 të zeza që nga ditët e para të pavarësisë!, mbajnë rekord!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi