Lufta kundër trafikut të drogës, ekipi i DEA-s mbërrin në Shqipëri për të mbështetur SPAK

Lufta kundër trafikut të drogës, ekipi i DEA-s mbërrin në Shqipëri për të mbështetur SPAK

Yuri Kim dhe Brendan Leddy agjenti i DEA-s

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në Tiranë ekipin e DEA-s që vjen në vendin tonë si mbështetje e SPAK. Ashtu siç Report Tv ka njoftuar disa muaj më parë, Shqipëria ka kaluar testet dhe është drejt hapjes së filialit të DEA-s amerikane për të vijuar operacionet për goditjen e grupeve kriminale dhe luftën ndaj trafikimit të kokainës.

Ambasada amerikane shkruan se agjenti special Brendan Leddy, me të cilin zhvilloi takim ambasadorja Kim do të bashkëpunojë ngushtë me prokurorinë e posaçme dhe homologët shqiptarë për luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Brendan Leddy. Yuri Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA në Shqipëri.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e kapaciteteve në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkroi ambasada amerikane në Twitter.

Zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë. Pjestare të Dea-s do të jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle kufitare si porte aeroporte e pika tokësore. Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila vjen nga Amerika Latine.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/09/2022 02:38

    Dje per nje artikull te /SHQIPTARES/ ku flitej per gangot shqiptare qe bashkepunonin me ata te A.Latine,qendrore per trafik drogash e pastrim parash,ku permendeshin vellezeri Hysa specifikisht komentova qe ditet e tyre jane te numeruara dhe ja ku filloi numerimi mbrapsht me ardhjen e DEA-s per Hysajt dhe cdo lloj //Hyse// tjeter qe kane zgjedhur kete zanat.

    Përgjigju
  • PPP Per Porti: 16/09/2022 13:50

    Ne flasim për DEA dhe mendojmë për njerëzit që ndërtojnë porte private si një portë për në Amerikën e Jugut. As DEA nuk mund ta kuptojë pse Ministria lejoi ndryshimin e kontratës së koncesionit të portit pa tender!

    Përgjigju
  • Laci: 16/09/2022 13:00

    Epo shyqyr. Kjo do te thote se kemi ec perpara ne fushen e droges.

    Përgjigju
  • Eri: 16/09/2022 12:26

    Filiali DEA duket si punë Oligarkësh do i kenë dalë mangut Kilet

    Përgjigju
  • Keno: 16/09/2022 09:59

    Superlajm. Ndonje opinion nga Artan(lajmetari i mortit)Hoxha do kete valle? Te shohim.

    Përgjigju
    • Agjenti: 16/09/2022 11:53

      Kismet nga java e ardhshme. Erdhi e shtune dhe e diela jane pishim

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha