Lufta kundër COVID-19, Hungaria iu thotë lamtumirë maskave

 Lufta kundër COVID-19, Hungaria iu thotë lamtumirë maskave

Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve për të vënë nën kontroll pandeminë, duke përfshirë heqjen e shtetrrethimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Orban, gjatë një interviste për radion shtetërore tha se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura dhe theksoi se mund të mbahen tubime në ambiente të hapura deri në 500 persona dhe të mbyllura nëse ata kanë karta vaksinimi.

 "Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë", tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t'i thënë "lamtumirë maskave" në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinës Sputnik V të Rusisë dhe ato kineze, në një kohë që ata se kanë marrë miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restorantet, teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive.

Vitin e kaluar ekonomia e këtij vendi u tkurr për 5 për qind. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 për qind.

Ai përsëriti se qeveria ka vendosur të zgjasë një moratorium të ripagimit të huave të marra për shkak të COVID-19 deri në fund të gushtit, në mënyrë që të lejojë bankat dhe qeverinë të vazhdojnë bisedimet dhe të përgatisin planet në lidhje me të ardhmen e moratoriumit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot