Është arritur marrëveshja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka dhënë kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i cili tha se ceremonia e nënshkrimit të traktatit të armëpushimit do të nënshkruhet më 19 qershor në Zvicër.
Të dyja palët kanë deklaruar ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë ato në Liban. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet të premten, më 19 qershor, në Zvicër. Dëshirojmë të falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Islamike të Iranit për angazhimin e tyre për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin", shkroi kryeministri pakistanez në X.
Presidenti Trump reagoi gjithashtu zyrtarisht ku njoftoi dhe hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit.
"Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është përfunduar. Urime të gjithëve! Me këtë autorizoj plotësisht hapjen pa tarifa të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta! Presidenti."
Lajmi është konfirmuar dhe nga Teherani zyrtar.
"Teksti i memorandumit të mirëkuptimit është finalizuar dhe nënshkrimi zyrtar do të zhvillohet në Islamabad të premten në Zvicër", tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi.
Agjencia e lajmeve Reuters zbuli edhe disa nga pikat që përmban draft-marrëveshja SHBA-Iran. Sipas saj, irani rihap menjëherë Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, ndërsa SHBA-të heqin bllokadën detare ndaj porteve iraniane. Po ashtu, SHBA-të bien dakord të heqin të gjitha sanksionet e SHBA-së dhe të OKB-së ndaj Iranit, sipas një afati kohor të dakordësuar. Nga ana tjetër, sipas draftit, Shtetet e Bashkuara do të lirojnë 25 miliardë dollarë nga asetet e ngrira të Iranit, dhe do të përgatisin një plan rindërtimi dhe zhvillimi për Iranin, i cili do të negociohet dhe do të miratohet me Teheranin brenda 60 ditëve.
Sa i përket temës që lidhet m armët bërthamore, Teherani pranon se as nuk do të prodhojë dhe as nuk do të blejë armë bërthamore. Në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare, Irani do të ruajë statusin aktual të programit të tij bërthamor, duke u përmbajtur nga pasurimi i mëtejshëm i uraniumit dhe zgjerimi i objekteve bërthamore.
Presidenti Donald Trump e kishte lajmëruar sot se dakordësia mes palëve do të arrihej këtë të dielë. Trump, i tha Wall Street Journal se “marrëveshja nuk parashikon transferime të drejtpërdrejta parash në Iran, por mund të çojë në një lehtësim të sanksioneve kundër Teheranit”.
Ndryshimi i regjimit në Iran "nuk më ka interesuar kurrë", tha Donald Trump duke theksuar se grupi i iranianëve me të cilët Shtetet e Bashkuara po negociojnë "është i treti dhe është më racionali deri më tani".

"Teksti i memorandumit të mirëkuptimit është finalizuar dhe nënshkrimi zyrtar do të zhvillohet në Islamabad të premten në Zvicër", konfirmoi zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka reaguar për arritjen e marrëveshjes së paqes me Iranin. Trump njofton dhe hapjen e menjëhershme të bllokadës detare të SHBA-ve në Hormuz.
"Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është përfunduar. Urime të gjithëve! Me këtë autorizoj plotësisht hapjen pa tarifa të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta! Presidenti."

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif njoftoi se marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është arritur dhe se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 19 qershor në Zvicër.
"Pas diskutimeve intensive, jemi të kënaqur të njoftojmë se Marrëveshja e Paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit është ARRITUR. Të dyja palët kanë deklaruar ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë ato në Liban. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet të premten, më 19 qershor, në Zvicër", shkroi kryeministri pakistanez në X.
"Dëshirojmë të falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Islamike të Iranit për angazhimin e tyre për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin. Gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vëllezërit tanë në këtë përpjekje ndërmjetësimi, udhëheqjen e madhe të Shtetit të Katarit, për mbështetjen e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të doja të falënderoja veçanërisht udhëheqjen vizionare të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Turqisë për kontributet e tyre të jashtëzakonshme për këtë qëllim", shtoi ai.
"Me marrëveshjen që tani është në fuqi, ndërmjetësit do të lehtësojnë një sërë takimesh këtë javë. Këto diskutime para-zbatimit do të hedhin themelet për bisedime teknike dhe ceremoninë zyrtare të nënshkrimit", përfundon ai.
Komente







