Presidenti iranian Masoud Pezeshkian është shprehur se marrëveshja e arritur me SHBA-në është e rëndësishme, por jo një marrëveshje përfundimtare.

"Ajo që është rënë dakord përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndalimit të luftës dhe fillimit të negociatave, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare", shkroi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në X.

Më tej Presidenti iranian tha se përparësia e qeverisë së vendit mbetet shërbimi me sinqeritet ndaj popullit, i cili sipas tij nuk i nënshtrohet kurrë poshtërimit.

"Republika Islamike e Iranit është e gatshme për të gjitha opsionet, dhe me ose pa një marrëveshje, përparësia e qeverisë mbetet t'i shërbejë popullit me sinqeritet. Populli iranian ka mësuar nga Imami i tyre martir të mos i nënshtrohet kurrë poshtërimit", shtoi ai.

Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se "pas diskutimeve intensive, shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Lartë mbështetën tekstin e memorandumit të mirëkuptimit në mënyrë që të testojë konkretisht vullnetin e vërtetë të Shteteve të Bashkuara për të respektuar të drejtat e popullit iranian".

"Memorandumi i hartuar është rezultat i muajve të negociatave dhe përpjekjeve të vazhdueshme në këtë drejtim, dhe nëse të gjitha dispozitat e tij zbatohen siç duhet, ai mund të konsiderohet një dokument krenarie për vendin", theksoi Pezeshkian.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Marrëveshja SHBA-Iran nënshkruhet elektronikisht! Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet plotësisht të premten! Netanyahu: Shpëtuam Izraelin nga shfarosja, beteja jonë s’ka mbaruar