Moska kërcënon me testimin e raketës së re balistike ‘Sarmat’! Zelensky: I gatshëm të bisedoj me Putin! Turqia: Ka vende në NATO që duan një luftë të gjatë për të shfuqizuar Rusinë

Të gjithë po flasin për një fazë të re të agresionit rus në Ukraine, ndërsa jemi në ditën e 56-të të luftës. Kjo është dita e tretë radhazi që ushtarët rusë po bombardojnë lindjen e Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se Rusia ka lëshuar raketën e parë balistike “Sarmat”, e cila ka për qëllim të fuqizojë edhe më shumë ushtrinë e tyre. Lidhur me këtë ka reaguar me tone kërcënuese edhe Putin, i cili tha se të gjithë duhet të mendohen mirë përpara se të kërcënojnë Rusinë, duke nënkuptuar se tani kanë në dorë diçka edhe më të fuqishme ushtarakisht.

.“Sarmat është raketa më e fuqishme me distancën më të gjatë në botë për të goditur objektivat, e cila do të rrisë ndjeshëm fuqinë luftarake të forcave strategjike bërthamore të vendit tonë”, tha ministri rus.

Ndërkohë që Mariupoli është nën bombardime, ultimatumi rus për dorëzimin e ushtarëve ka skaduar. “S’ka dorëzim”, kanë thënë ata me një zë.

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev tha se vendet europiane po punojnë për shkëputjen totale nga varësia e gazit rus. Ndërkohë Zelensky u tregua sërish i gatshëm për një takim të përbashkët me Putin, por tha se Rusia nuk e dëshiron paqen.

Gjatë një takimi të G20, teksa po fliste ministri rus i financave Anton Siluanov, disa liderë amerikanë dhe ukrainas kanë braktisur sallën. Kjo ka shkaktuar sërish reagime të shumta.

Në një deklaratë të fundit, ministri i jashtë turk Mevlut Çavusoglu ka akuzuar disa vende në NATO se duan që lufta në Ukrainë të zgjasë me qëllim shfuqizimin e Rusisë. Ndërkohë në të njëjtën kohë ka theksuar rolin e rëndësishme të Turqisë në negociatat e zhvilluara mes dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Zelensky: Unë jam gati për dialog me Putinin, ata nuk janë gati për paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është gati për dialog me presidentin rus Vladimir Putin

"Unë kam qenë gati për tre vjet për të dialoguar me Federatën Ruse dhe presidentin e saj. Dua ta nënvizoj edhe një herë: ata nuk janë gati për një zgjidhje paqësore", tha Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Ora 22:32
Turqia: Shumë vende në NATO duan që lufta të zgjasë, qëllimi dobësimi i Rusisë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka akuzuar disa vende të NATO-s se duan që lufta në Ukrainë të zgjasë sa më shumë, në mënyrë që të dobësohet Rusia.

Ai tha se Turqia ka bërë maksimumin që dy vendet të negociojnë dhe të gjendjet një zgjidhje.

Kujtojmë se në Turqi janë realizuar dy raunde bisedime mes dy palëve.

Ora 22:26
Bombardimet nuk ndalen, negociatori ukrainas: Jam gati të bisedojë me rusët në Mariupol për evakuimin civilëve dhe ushtarëve tanë

Në një kohë kur bombardimet nuk ndalen, negociatori ukrainas David Arakhamia është shprehur se është gati të shkojë në Mariupol për të negociuar me rusët lidhur me evakuimin e civilëve dhe ushtarëve.

Pas propozimit, ai tha se është në pritje të përgjigjes nga rusët.

Ora 22:05
Macron akuzon kundërshtaren e tij Le Pen: Ke interesa të lidhura me Rusinë, je kundër sanksioneve

Emmanuel Macron, gjatë një debati televiziv me kundërshtaren e tij në zgjedhjet presidenciale në Francë akuzoi Le Pen se ka interesa të lidhur me Rusi dhe varet prej saj.

Lidhur me konfliktin në Ukrainë, Macron tha se roli i Francës dhe BE-së është të mbështesë Kievin, ndërsa shtoi se sanksionet janë të nevojshme.  Ndërkohë Le Pen tha se ishte kundër sanksioneve ndaj gazit dhe naftës ruse.

Ora 20:35
OKB: Kërkojmë takim me Putin në Moskë dhe Zelenskyn në Kive! Duhet masa urgjente për të arritur paqen

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka kërkuar të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Këtë e bëri të ditur OKB-ja, duke shpjeguar se qëllimi i Guterres është të flasë për një sërë “masash urgjente për të arritur paqen” në një kohë kur konflikti i vazhdueshëm në Evropën Lindore përfaqëson “një rrezik të madh”.

Ora 20:07
Rusia flet në G20, reagojnë disa liderë amerikanë dhe ukrainas, largohen nga takimi

Disa liderë të G20-ës u ngritën dhe u larguan nga takimi i G20-ës kur ministri rus i financave Anton Siluanov mori fjalën.

Uashington Post raportoi se në mesin e atyre që u larguan nga takimi ishin sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen dhe zyrtarë ukrainas. Në takimin para Rusisë folën pikërisht delegatët e Kievit.

Ora 19:59
Fuqizohet më shumë ushtarakisht? Rusia teston ‘SARMAT’! Putin: Do mendoheni dy herë përpara se të na kërcënoni

Kanë dalë më shumë detaje tashmë në lidhje me raketën balistike që Rusia thotë se është duke testuar.

Është lëshimi i parë për raketën Sarmat, thotë Ministria Ruse e Mbrojtjes – duke e konsideruar një sukses.

Pasi të kenë përfunduar testet, ajo do të bëhet pjesë e forcës raketore strategjike të Rusisë.

.“Sarmat është raketa më e fuqishme me distancën më të gjatë në botë për të goditur objektivat, e cila do të rrisë ndjeshëm fuqinë luftarake të forcave strategjike bërthamore të vendit tonë”, shton ai.

Putin u shpreh se do mendoheni dy herë përpara se të na kërcënoni pas testimit të raketes

Rusia po shton në arsenalin luftarak të saj armë dhe raketa të fuqishme që gjithnjë e më shumë shihen si një kërcënim tashmë jo vetëm për Ukrainen por dhe për boten.

A mund të shkojmë në një luftë të 3-të botërore?

1650477606_1650477511SARMAT.JPG

Ora 19:52
Zelensky: Unë jam gati për dialog me Putinin, ata nuk janë gati për paqe

"Unë kam qenë gati prej tre vitesh të dialogoi me Rusinë, por ata nuk janë gati për paqe” Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti e tha këtë në një konferencë shtypi në Kiev së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Ora 18:56
Situata e vështirë në Mariupol, Zelensky i gatshëm të shkëmbejë ushtarët rus me koridoret humanitare

1650471764_zelensky.jpg

Ukraina e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës për një kalim të sigurt nga Mariupol. Kështu është shprehur presidenti i Ukraines Volodymyr Zelensky pas vizitës që ka pasur sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Zelensky tha se ka rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur.

Më herët, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmirty Peskov, akuzoi Ukrainën për frenim të negociatave të paqes. Peskov tha se topi ishte në fushën e Kievit pasi Rusia i dorëzoi një dokument Ukrainës.

Duke iu referuar deklaratës së Peskov, Zelensky tha se ai nuk e kishte parë apo dëgjuar për dokumentin në lidhje me bisedimet e paqes.

Ora 18:23
Një tjetër oligark rus kundër Putin: Të ndalet kjo masakër

Pas Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska të cilët  folën kundër konfliktit në fund të shkurtit pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë sot një tjetër oligark rus ‘tradhton’ presidentin rus Putin.

 Oleg Tinkov i cili zotëron 35% të kompanisë mëmë të Tinkoff Bank, TCS Group, dhe ka një vlerë rreth 3.5 miliardë ka kritikuar "luftën e çmendur" të Rusisë në Ukrainë dhe i ka kërkuar Perëndimit që të ndihmojë presidentin Vladimir Putin të gjejë një platformë jashtë devijimit për të "ndaluar këtë masakër".

Sulmi brutal i Rusisë ndaj fqinjit të saj filloi gati dy muaj më parë. Mijëra civilë ukrainas janë vrarë dhe plagosur, dhe miliona janë larguar nga vendi, sipas agjencive të OKB-së.

Sipërmarrësi rus, i cili themeloi Tinkoff Bank në 2006, pohoi në një postim në Instagram të martën se 90% e rusëve ishin kundër luftës dhe se zyrtarët e Kremlinit ishin në gjendje shoku se nuk do të mund të kalonin më verën e tyre në Mesdhe. .

“Nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lufte të çmendur”, ka shkruar ai.

Tinkov ishte mes 65 individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar më 24 mars për "mbështetje të pushtimit të paligjshëm të Rusisë". Ai zotëron 35% të kompanisë mëmë të Tinkoff Bank, TCS Group, dhe ka një vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Sanksionet perëndimore kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë rezerva të Rusisë dhe e kanë zhytur ekonominë në një recesion të thellë

"Nëpunësit civilë të Kremlinit janë të shokuar që jo vetëm ata, por edhe fëmijët e tyre nuk do të shkojnë në Mesdhe këtë verë. Biznesmenët po përpiqen të shpëtojnë atë që ka mbetur nga pronat e tyre," shkroi ai.

Duke kaluar në anglisht në fund të postimit të tij, ai i bëri thirrje Perëndimit që "t'i japë zotit Putin një dalje të qartë për të shpëtuar fytyrën e tij dhe për të ndaluar këtë masakër".

“Ju lutemi jini më racional dhe humanitar”, shtoi ai.

Thirrja e Tinkov për paqe pason thirrje të ngjashme nga udhëheqës të tjerë të biznesit rusë.

Firma ruse e naftës Lukoil ka bërë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Oligarkët Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska folën kundër konfliktit në fund të shkurtit pas pushtimit të Rusisë.

Fridman, i cili ka lindur në Ukrainën perëndimore, shkroi në një letër drejtuar stafit se donte që "gjakderdhja të përfundonte". Deripaska tha në një postim në Telegram: "Paqja është shumë e rëndësishme! Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur!"

Dhe dy javë më parë, kryetari i firmës ruse të metaleve Rusal bëri thirrje për një hetim të paanshëm për vrasjen e civilëve në Bucha gjatë okupimit të qytetit nga forcat ruse.

Ora 18:22
Zelensky: Peskov nuk çoi asnjë draft, po luan i vetëm, por futbolli ka nevojë për disa lojtarë

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje Perëndimit për të vendosur embargon totale të naftës, duke thënë se duhet të bëjnë gati paketën e re të sanksioneve.

“Ne duam që të miratohet paketa tjetër e fuqishme e gjashtë e sanksioneve. Ne po bëjmë sërish thirrje për embargon totale të naftës. Pa këtë paketa do të jetë bosh”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në një takim me Michel, Zelensky pranoi se nuk ka parë asnjë draft nga Peskov.

 “Nuk kam parë asnjë draft, asgjë nuk na është kaluar. Peskov thotë se topi është yni, por futbollin e luajnë dy. Mendoj se ai po luan vetëm dhe mendoj se kemi nevojë për më shumë seriozitet”, tha ai.

Ora 18:07
Michel: BE-ja e vendosur, do të godasim naftën dhe gazin rus! Duam që Ukraina të fitojë

“Duam që Ukraina të fitojë dhe jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbështetur Kievin. Ne do të jemi përkrah ‘Ukrainës’ në procesin e rindërtimit”. Kështu deklaroi presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një konferencë për shtyp nga Kievi.

“Ne luftojmë për vlerat themeluese të BE-së dhe demokracisë. Do të jetë gjithashtu e rëndësishme të mblidhen prova për krimet e kryera”, shtoi ai.

“Putini nuk do të ketë sukses në shkatërrimin e sovranitetit të Ukrainës dhe gjithashtu në ndarjen e BE-së. E kam thënë tashmë: herët a vonë do të godasim edhe naftën dhe gazin rus. Ne kemi vendosur tashmë që duam të ndalojmë varësinë tonë nga Rusia dhe po punojmë për këtë”, përfundoi Michel, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën për ndalimin e mundshëm të Gjermanisë ndaj sanksioneve të mëtejshme energjetike kundër Moskës.

Ora 17:06
SHBA-Kinë, telefonata e tensionuar për çështjet e Rusisë dhe Tajvanit

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së ka telefonuar për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë homologu i tij kinez.  

Uashingtoni i përsëriti paralajmërimin e tij për ndihmën për Moskën si dhe pozicionin e Pekinit ndaj Tajvanit, i cili sipas qeverisë kinezë është pjesë e Kinës dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Ora 16:11
Moskë: Negociatat vazhdojnë, por Kievi s’është realist

ukraine.jpg" style="height:504px; width:780px" />

Moska tha se bisedimet me Kievin vazhdojnë, por nëse ata duan që ato të jenë konstruktive duhet të fillojnë të jenë më realist për sa i përket marrëveshjes. Kjo është thënë nga Ministria e Jashtme e Moskës, cituar nga Tass .

Ora 16:02
Mariupoli/ Si u shndërrua në varrezë një qytet i begatshëm (VIDEO)

 

Qyteti-port i Mariupolit ishte vendbanim i 400,000 personave, para pushtimit nga Rusia. Ai është rrethuar nga trupat ruse dhe po bombardohet vazhdimisht qe më shumë se 50 ditë. Qyteti është shndërruar në gërmadha, teksa Rusia pohon se tani e ka në kontroll gati të plotë. Mijëra civilë besohet të jenë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të kenë mbetur të ngujuar në qytet. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Marrë nga REL

Ora 15:57
Rusia i urdhëroi të dorëzoheshin, ushtarët e Mariupoli: Ultimatumi rus skadoi, s’kemi parë asnjë shenjë

 

Ultimatumi i ri rus për dorëzimin e trupave ukrainase skadoi. Kjo pasi afati i dorëzimit të ukrainasve ishte deri në orën 14:00 me orën lokale.

Megjithëse qyteti port është i rrethuar nga forcat ruse, ai ende nuk ka rënë, është thënë nga mediat lokale.

Ora 15:48
Dalin ‘kundërshtarët’ e parë të Putin brenda Kremlinit: Kostoja e luftës fatale për ekonominë, nëse dështon do përdorë armë bërthamore

 

Një grup i vogël por në rritje brenda Kremlinit kanë filluar të ngrenë dyshimet e para se vendimi i Putin për nisjen e luftës ishte një gabim katastrofik me një kosto të jashtëzakonshme.

Megjithatë, zyrtarët skeptikë ndaj konfliktit nuk besojnë se presidenti rus mund të ndryshojë mendje, të paktën për momentin.  

Skeptikët thonë se Putini mund të përdorë armë bërthamore në një masë të kufizuar nëse sheh një dështim të luftës, siç mendojnë amerikanët. Disa zyrtarë të nivelit të lartë janë përpjekur t'i shpjegojnë Putinit ndikimin ekonomik të sanksioneve, të cilat do të jenë shkatërruese dhe të afta të zhdukin dy dekada të rritjes.

Ora 15:35
Le Pen non grata nga Kievi, Zelensky dhe Navalny ftojnë francezët: Votoni Macron

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe opozitari më i fortë i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg, i kanë bërë thirrje francezëve të votojnë për Emmanuel Macron. Kujtojmë që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të zhvillohen të dielën.

"Unë kam marrëdhënie me Emmanuel Macron dhe nuk do të doja t'i humbja ato", tha Zelensky në një intervistë, duke marrë parasysh gjithashtu se për Kievin Marine Le Pen është non grata që nga viti 2017 për shkak të disa deklaratave në të cilat ajo mbrojti aneksimi i Krimesë nga Rusia.

Nga ana tjetër, Alexey Navalny ka shkruar një mesazh nga burgu.

 “I bëj thirrje pa dyshim dhe pa asnjë hezitim francezëve që të votojnë Emmanuel Macron më 24 prill”.

Ora 14:48
Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATO

Rusia ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike dypalëshe për pasojat e anëtarësimit në NATO, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

"Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet tona si publikisht ashtu edhe përmes kanaleve dypalëshe. Suedia dhe Finlanda e dinë për këtë, nuk do të kenë asgjë për t'u habitur, ata u informuan për gjithçka, për pasojat", deklaroi ajo.

Parlamenti i Finlandës do të hapë sot një debat nëse do të kërkojë anëtarësimin në NATO, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t'iu bashkuar aleancës ushtarake. Pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për pasoja të rënda në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia fqinje i bashkohen aleancës ushtarake, kryeministrja e Finlandës tha se vendi i saj tani do të vendoste shpejt nëse do të aplikonte për anëtarësim. Suedia po diskuton gjithashtu nëse do të paraqesë një ofertë anëtarësimi pas pushtimit të Rusisë.

Ora 11:45
Moska: Ne nuk u besojmë më negociatorëve ukrainas

Rusia "nuk u beson më" negociatorëve ukrainas, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-24. "Nuk kemi pasur besim tek këta njerëz për një kohë të gjatë," tha ajo, duke përsëritur akuzën për "mospërputhje" në pozicionin negociator të Kievit.

“Nga zyra e një njeriu që e quan veten president i Ukrainës dhe është i pajisur me kompetenca adekuate, është bërë një kërkesë për të zhvilluar negociata. Rusia nuk e ka refuzuar këtë kërkesë. Pastaj, si gjithmonë, filloi një cirk, fjalë për fjalë dhe figurativisht, nga regjimi i Kievit: fillimisht vijnë, pastaj nuk vijnë, herë marrin pjesë, herë jo. Moska e priste për këtë. Është një skemë klasike, që thotë se regjimi nuk është i pavarur, është i kontrolluar. Dhe së dyti, që negociatat përdoren si shpërqendrim”.

Ora 11:32
Ukraina: Gjashtë mijë civilë do të evakuohen sot nga Mariupol

ukraine-0416-mariupol-large-169.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Në korridorin humanitar të planifikuar për sot nga Mariupol, Ukraina synon të evakuojë 6000 civilë në 90 autobusë, sipas kryetarit të qytetit. Vadym Boychenko, sipas raporteve të Reuters, raportoi se 100,000 civilë mbeten në qytetin e rrethuar dhe se dhjetëra mijëra janë vrarë.

Ora 08:45
Udhëheqësi i trupave ukrainase në fabrikën e çelikut Azovastal: Këto janë ditët e fundit për ne

Trupat ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal po përjetojnë "ditët e fundit, nëse jo orët e fundit. Armiku na kalon 10 me një". Kështu ka shkruar në Facebook Serhiy Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës që mbron Mariupolin, duke shtuar: "Ne apelojmë dhe i lutemi të gjithë liderëve botërorë të na ndihmojnë. Ne u kërkojmë atyre të përdorin procedurën e nxjerrjes dhe të na çojnë në territorin e një shteti të tretë."

Ora 08:28
Zelensky: Nëse do të kishim armët e nevojshme, lufta do të kishte mbaruar

1649144501_1649052312ZELENSKI.jpg

‘Nëse do të kishim akses në të gjitha armët që na nevojiten, të cilat i kanë partnerët tanë, tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë’. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas raporteve nga Kiev Independent. Zelensky rinovoi kërkesat për armë për Ukrainën, duke thënë se "nuk është e drejtë që Ukraina të detyrohet ende të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh".

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali rama: 21/04/2022 07:09

    Eshte perendimi qe i shkoj ne dere rusis dhe do ti vendosi raketat me distance 500 klm nga moska. Kur beri rusia te njejten gje ne vitet 60 me dergesen e raketave ne kube amerika u terbua. Tani amerika do te bej te njejten gje. Hapni syt o copa mishi. Ska faj putini. Thjesht po mbrohet

    Përgjigju
  • bobi: 20/04/2022 09:42

    Po cfare marreveshje kur te vjen tjetri te vret ,te perdhunon,te merr token gati 20% te Ukraines.Si do ti thuash ti Ali nese neser greku te vjen e te anekson Korcen,Gjirokastren,Saranden deri ne Vlore.Si do veproje ti kur te shohesh ushtaret greke te bejne masakra mbi popullin tend?A do te luftoje apo do beje marreveshje?Mos na ndodhte se pastaj flasim bashke.

    Përgjigju
    • Zhelal Mëziu: 20/04/2022 23:17

      Vetem PD ✌️ Ndalon Grekun app Serbin! Socialistet jane Komunista

    • Ali: 20/04/2022 15:51

      Po ketyre ju eshte bere oferta para lufte po ky e mendonte te thjeshte te sillte naton ne deren e tjetrit keshtu qe me mire vone se kurre para se te vdesin me minera njerez te tjere

  • Ali: 20/04/2022 09:12

    Ky debili do te behet lufta e trete boterore , mos e vri popullin kot po ec e gjej nje mareveshje per interesat e popullit tend dhe jo per ato te Amerikes o idiot se shkaterrove vendin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë