Lufta/ Masakër në funeralin e një ushtari ukrainas! Rusia sulmon me raketa, 51 të vrarë

Lufta/ Masakër në funeralin e një ushtari ukrainas! Rusia sulmon me raketa, 51 të vrarë

Një varrim për një ushtar ukrainas, i cili ra në krye të detyrës teksa mbronte vendin e tij është kthyer në një masakër. Rusia ndërmori një sulm me raketa duke lënë të vrarë 51 persona në fshatin ukrainas Hroza. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 6-vjeçar. Kjo është masakra më e rëndë e shkaktuar nga lufta në rajonin e Kharkiv. Sipas burimeve mediave të huaja, në qytetin afër Kupiansk nuk ka objektiva ushtarake në zonë dhe as nuk ka pasur ushtarë të pranishëm.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës fajësoi Rusinë për sulmin dhe tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë.

“Nga çdo familje kishte njerëz të pranishëm”, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko.

Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin.

Por, të premten agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se ushtria ruse kishte kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie ndaj objektivave ukrainas në rrethin Kupyansk, ku ndodhet fshati Hroza.

Ushtari ishte varrosur më parë në Dnipro, por të afërmit e tij thanë se donin ta rivarrosnin në fshatin e tij të lindjes.

Lajm ne përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Zelensky: Rusia do të kërkojë të shkatërrojë rrjetin elektrik

1696338736_1696338698lele.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia do të kërkojë të “shkatërrojë” sistemin elektrik të vendit të tij këtë dimër, siç bëri vitin e kaluar kur bombardoi infrastrukturën kritike.

“Këtë dimër terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik. Zyrtarët ukrainas janë plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të postuar në faqet e rrjeteve sociale.

Zelensky tha se ukrainasit po përgatiten “për të mbrojtur furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje dhe objektet e shpërndarjes dhe për të riparuar atë që u dëmtua nga goditjet”, raporton Al Jazeera.

“Është shumë e rëndësishme të fitojmë këtë dimër, të kapërcejmë të gjitha vështirësitë dhe të garantojmë sigurinë e popullit tonë”, tha Zelensky.

Dimri i kaluar u shënua nga një fushatë bombardimi kundër infrastrukturës ukrainase, duke lënë miliona njerëz në të ftohtë dhe në errësirë.

Zelensky tha të enjten se ai kishte marrë garanci të qarta nga aleatët evropianë të Ukrainës se ata do ta furnizonin atë me sisteme të reja kundërajrore, ashtu siç Kievi ka kërkuar prej muajsh.

Ora 20:30
Koreja e Veriut ka filluar transferimin e artilerisë në Rusi, thotë zyrtari amerikan

1696620024_iuhds.jpg

Koreja e Veriut ka filluar të furnizojë Rusinë me ndihmë ushtarake, sipas një raporti.

Agjencia e lajmeve CBS News raportoi se kishte folur me një zyrtar amerikan me njohuri për këtë çështje, i cili deklaroi se Pheniani kishte filluar të transferonte artileri në Moskë.

Nuk ishte e qartë nëse mbështetja ishte e kufizuar apo pjesë e një zinxhiri të ri furnizimi afatgjatë nga Pheniani, tha rrjeti amerikan. 

Nuk ka gjithashtu detaje se çfarë Koreja e Veriut po merr në këmbim.

Raporti vjen tre javë pasi Kim Jong Un udhëtoi në Rusi për një takim të rrallë me Vladimir Putin dhe u zotua të mbështesë “luftën e shenjtë” të presidentit rus kundër Ukrainës.

Ora 19:55
Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë

1696615321_reu.jpg

Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë dollarë, e cila përbëhet kryesisht nga municione artilerie.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, deklaroi në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura duhet të raportojnë deri më 6 nëntor mbi potencialin e dërgimit të aeroplanëve, Jas Gripen në Ukrainë pasi qeveria u kërkoi atyre të vlerësonin çështjen.

Por, ai përsëriti se për arsye të sigurisë së brendshme, Suedia do të duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara se të mund të dorëzojë ndonjë aeroplan luftarak, raporton Reuters.

Suedia shpreson t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes së NATO-s së shpejti, megjithëse pranimi i saj është vonuar nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria.

Ora 19:42
Rusia kërkon kthimin në organin e OKB-së për të drejtat e njeriut në sfidë ndaj Perëndimit

1696614146_kjd.jpg

Rusia po kërkon rizgjedhjen në organin më të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut javën e ardhshme në atë që shihet si një provë vendimtare e përpjekjeve perëndimore për ta mbajtur Moskën të izoluar diplomatikisht mbi luftën në Ukrainë.

Disa diplomatë thonë se Rusia ka një shans të arsyeshëm për t'u votuar sërish në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në votimin e fshehtë të së martës, 18 muaj pasi u rrëzua në një përpjekje të udhëhequr nga SHBA.

Sipas tyre, shumë njerëz nuk duan që organet e OKB-së të dominohen nga zërat perëndimorë, për të mos përmendur qëndrimet mbizotëruese, raporton Reuters.

Moska po mbledh në mënyrë aktive votat e vendeve afrikane, aziatike dhe të tjera joperëndimore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, duke sulmuar atë që e sheh si hipokrizi dhe njëanshmëri të padrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Kritikët e Rusisë thonë se rizgjedhja e saj do të shkatërronte besueshmërinë e Këshillit me bazë në Gjenevë, i parë si një nga organet më efektive të OKB-së. Anëtarët e këshillit të të drejtave të njeriut zgjidhen nga asambleja e përgjithshme prej 193 vendesh në Nju Jork për mandate trevjeçare.

Ora 19:25
VIDEO/ Rusia rrëzon gabimisht avionin e saj luftarak në Donetsk

1696612862_pamje.jpg

Rusia së fundmi ka humbur edhe një aeroplan tjetër luftarak në një incident. Megjithatë, forcat anti-ajrore ruse kanë goditur objektivat e gabuara gjatë ditës së sotme, ku mbrojtja ajrore ruse rrëzoi sërish aeroplanin e saj.

Raportohet se piloti ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar në një spital në Donetsk. Kjo nuk është hera që rusët qëllojnë objektivat e tyre, ku në kaluarën kanë sulmuar gabimisht llogoret e ushtarëve të tyre, raporton tabloidi britanik Dailymail.

Nëse konfirmohet, incidenti do të përfaqësonte herën e dytë brenda një jave që forcat e Vladimir Putinit kanë rrëzuar aeroplanin e tyre luftarak, diçka që është kritikuar ashpër si një tjetër shembull i paaftësisë ushtarake.

Në Telegram forcat anti-ajrore shkruajtën: "Falë Zotit, këtë herë piloti mbijetoi."

Besohet se është hera e pestë që një avion ushtarak rus është rrëzuar gjatë konfliktit Ukrainë-Rusi. Më 29 shtator, një avion i tipit Su-35 82 milionë paund u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore S-300 mbi Tokmak në rajonin e Zaporizhzhia. Në atë incident, thuhet se mbeti i vrarë piloti. 

Ora 18:46
Ukraina sekuestron pasuritë e tre oligarkëve rusë

1696338736_1696338698lele.jpg

Tre oligarkëve rusë u janë ngrirë pasuritë nga një gjykatë ukrainase, për mbështetjen e tyre të supozuar për luftën.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se asetet, në total mbi 378 milion paund ishin në pronësi të Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Andrey Kosogov, të cilët mendohet se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Vladimir Putin, shkruan Sky News.

SBU deklaroi se tre oligarkët kontribuan në “financimin në shkallë të gjerë të agresionit të armatosur të Federatës Ruse”.

Oligarkët nuk iu përgjigjën menjëherë pretendimeve.

Ora 16:02
Peskov: Rusia nuk planifikon të kryejë teste bërthamore

1696601005_peskov.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se revokimi i mundshëm i ratifikimit të Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) nuk do të thotë se Rusia planifikon të kryejë teste bërthamore.

“Kjo nuk është e barabartë me një deklaratë të dëshirës apo qëlllimit tonë për të kryer teste bërthamore", tha Peskov, duke komentuar deklaratën e Presidentit të Dumës së Shtetit Vyacheslav Volodin se Dhoma e Ulët e Parlamentit rus synon të diskutojë revokimin e ratifikimit në seancën e radhës, raporton agjencia e lajmeve english.net

Ai shtoi se Rusia prej kohësh e kishte nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen, por se amerikanët nuk e kishin ratifikuar.

Ora 12:40
Suedia nis ndihmë shtesë ushtarake në Ukrainë

Suedia do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake, në vlerë të 199 milionë dollarëve, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson. Ai ka thënë se pjesa më e madhe e ndihmës përbëhet prej municionit. Jonson ka thënë në një konferencë për media se Qeveria u ka kërkuar zyrtarisht forcave të armatosura që të vlerësojnë nëse Suedia do të mund të dërgojnë aeroplanët luftarakë JAS Gripen në Ukrainë.

Më vonë, Jonson e ka përmendur që për çështje të brendshme të sigurisë, Suedia fillimisht duhet të bëhet vend anëtar i NATO-s, para se të mund të shpërndajë pajisje të tilla. Suedia shpreson që do të mund t’i bashkohet aleancës veri-atlantike këtë vjeshtë, dhe të marrin fund procedurat e ratifikimit nga ana e Turqisë dhe Hungarisë.

Ndihma e re ushtarake do të jetë e 14-ta që Suedia nis në Ukrainë, prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022. Liderët evropianë janë mbledhur në Granada të Spanjës për të diskutuar rreth përkushtimit për t’i ndihmuar Ukrainës, pas turbulencave të fundit politike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë rritur dilemat në këtë drejtim.

 

Ora 07:31
Rusia: Kemi rrëzuar 8 dronë të Kievit në Belgorod

1696535209_vladimirputin.jpg

Moska tha të premten se kishte shkatërruar tetë dronë ukrainas në Rusinë perëndimore. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tentativa për sulme me dron në Belgorod dhe Kursk ndodhën të enjten në mbrëmje.

“Përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me një UAV ajror kundër objekteve në territorin e Federatës Ruse u prish”, lexojmë në Telegram. Një dron u shkatërrua mbi Kursk dhe shtatë u rrëzuan mbi Belgorod dhe rajonin përreth disa orë më vonë.

Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov fillimisht foli për gjashtë sulme me dronë në rajonin e tij, duke thënë në Telegram se "sipas të dhënave paraprake, nuk ka viktima".

“Shërbimet operative po sqarojnë informacionet për pasojat në terren”, ka shkruar ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen