Lufta/ Mbrojtja Civile e Gazës: Masakër në kampin e refugjatëve në Jabalia, 150 të vdekur dhe të plagosur! 3 gazetarë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite

Lufta/ Mbrojtja Civile e Gazës: Masakër në kampin e refugjatëve në Jabalia, 150 të vdekur dhe të plagosur! 3 gazetarë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite

Sulmet në Gaza

Mbrojtja Civile e Gazës thotë se ushtria izraelite ka kryer një ‘masakër masive’ duke sulmuar të paktën 10 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit, siç raportohet nga transmetuesi arab Al Jazeera. Agjencia palestineze e lajmeve Wafa flet për rreth 150 të vdekur dhe të plagosur.

Mediat raportojnë edhe për tre gazetarë janë vrarë nga një sulm izraelit në Libanin Jugor. Ushtria izraelite goditi një shtëpi në Hasbaya, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit libanez, e përdorur si rezidencë nga shtypi. Viktima janë fotoreporteri Ghassan Najjar, Mohamed Reda, i cili punonte për gazetën pro-iraniane Al-Mayadeen dhe një fotoreporter që punonte për Al-Manar të Hezbollahut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet sot në Londër me kryeministrin libanez, Najib Mikati, për të diskutuar ofensivën izraelite kundër Hezbollahut. Blinken mbërriti në Londër pas një turneu në Lindjen e Mesme, ku bëri thirrje gjithashtu për mbrojtjen e civilëve libanezë dhe për një armëpushim të menjëhershëm nga Izraeli.

Ndërkohë, ‘Wall Street Journal’ shkruan se në fillim të këtij viti Rusia ndihmoi Houthit në Jemen duke ofruar të dhëna satelitore për anijet perëndimore në Detin e Kuq. ‘Wall Street Journal’ shkruan se të dhënat iu vendosën në dispozicion nëpërmjet anëtarëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të lidhur me Houthis. Të dhënat satelitore ruse u dhanë për të ndihmuar grupin e mbështetur nga Irani për të zgjeruar sulmet e tij, të cilat filluan në nëntor të vitit të kaluar, sulme për të cilat Houthis thotë se ishin në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

UNIFIL denoncoi sot se ishte sulmuar nga Izraeli pranë bazave të saj në Libanin Jugor, kurse 3 ushtarë siruanë u raportuan të vrarë nga bombardimet në kufi. Gjithashtu Hezbollah njoftoi se u kundërpërgjigj, duke goditur tre tanke të IDF, kurse raketat e lëshuara nga Libani sot, lanë të vrarë një grua dhe një të ri në veriun e Izraelit, zona e Galilesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Gjykata Ndërkombëtare Penale ndryshon gjyqtarin që do të vendosë për arrestimin e Netanyahut

1727457286_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se ka zëvendësuar një nga gjyqtarët e ngarkuar për të vendosur një kërkesë urdhërarresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, një veprim që mund të çojë në vonesa të mëtejshme në këtë çështje.

Në maj, prokurorët kërkuan urdhra arresti për Netanyahun, ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre liderë të Hamasit, duke thënë se kishte arsye të arsyeshme për të besuar se kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata nuk ka caktuar afate, por zakonisht i është dashur rreth tre muaj në rastet e mëparshme për të vendosur mbi kërkesat për urdhërarrest.

Ora 20:30
Izraeli mohon sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban

1728653548_unifil.JPG

UNFIL

UNIFIL tha se trupat izraelite hapën zjarr ndaj paqeruajtësve në një post roje pranë Dhayra në Libanin jugor këtë javë, por IDF pretendon se nuk ishte në dijeni të incidentit.

“Më 22 tetor, paqeruajtësit në detyrë në një postë vëzhgimi të përhershëm pranë Dhajrës po vëzhgonin ushtarët e IDF-së që kryenin operacione të pastrimit të shtëpive aty pranë, kur ushtarët e IDF-së hapën zjarr në postë ”, tha UNIFIL.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha se “IDF është në kontakt të vazhdueshëm dhe të hapur me UNIFIL”.

Ora 18:31
Raketat e lëshuara nga Libani vrasin 2 persona në veri të Izraelit, Hezbollah sulmon tanket e IDF

 

Bombardimet e Hezbollah në Izraelin verior

Dy persona vdiqën pak pasi u plagosën rëndë nga një breshëri raketash të lëshuara nga Libani drejt Izraelit verior, thanë burime spitalore dhe ushtarake.

"Një burrë 22-vjeçar dhe një grua 25-vjeçare u deklaruan të vdekur, pasi u shtruan në spital në gjendje kritike", u shpreh një zëdhënës i spitalit, ndërsa ushtria njoftoi se rreth 30 raketa që vinin nga Libani u kapën pranë Qyteti arab i Majd al-Krum, në rajonin e Galilesë së Epërme, në rrethin verior të Izraelit.

Edhe grupi Hezbollah tha sot (25 tetor) se milicia e tij goditi dy tanke izraelite, pranë një fshati kufitar në Libanin jugor.

“Luftëtarët tanë goditën dy tanke Merkava në periferi të Adaysseh me raketa të drejtuara", tha grupi, pasi njoftoi më parë se kishte goditur një tank tjetër, pranë fshatit Marwahin, në rrethin Tire, gjithashtu në Libanin Jugor.

Ora 17:30
VIDEO/ Izraelitët hedhin në erë xhaminë duke qeshur e kënduar

Një video e filmuar në Liban tregon momentin kur një xhami hidhet në erë dhe asgjësohet.

Në sfond dëgjohen dy persona që flasin gjuhën hebraike të dyshuar si ushtarë izraelit të cilët pas shpërthimit qeshin dhe këndojnë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale, pa shumë detaje.

Sulmet e Izraelit kanë qenë të ashpra njësoj si në Gaza edhe në Liban ku përpjekjet e ushtrisë izraelite janë kundër Hezbollahut.

Ora 16:37
UNIFIL njofton se baza e saj u sulmua përsëri nga Izraeli, vriten 3 ushtarë sirianë nga bastisjet e IDF në kufi me Libanin

Pamje pas bombardimeve të Izraelit në Gaza

UNIFIL (mision paqeruajtës i OKB), tha sot se më 22 tetor, ushtarët izraelitë hapën zjarr në një nga pozicionet e tyre pranë fshatit Dhayra, në Libanin jugor.

“Kaskat blu në detyrë në një postë vëzhgimi të përhershëm pranë Dhajrës po vëzhgonin ushtarët e IDF-së që po kryenin operacione të pastrimit të shtëpive aty pranë, ushtarët hapën zjarr dhe ushtarët u tërhoqën për të shmangur goditjen”, raporton “La Repubblica”.

Ndërsa OKB-ja flet për një situatë “jashtëzakonisht të vështirë” të sigurisë.

Kurse ditën e sotme, 3 ushtarë sirianë u vranë në një sulm ajror izraelit kundër një poste të inteligjencës së Damaskut, në pikën kufitare me Libanin. Kjo është bërë e ditur nga aktivistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke shpjeguar se kalimi është bërë i papërdorshëm për shkak të bastisjes.

Aktivistët shpjegojnë se IDF po vazhdon të godasë pikat kufitare midis Sirisë dhe Libanit në një përpjekje për të ndërprerë linjat e komunikimit dhe furnizimit për Hezbollahun.

Rreth 150 të vrarë u raportuan gjatë 24 orëve të fundit nga bombardimet izraelite në Gaza dhe në Liban, ku 14 prej tyre thuhet se janë fëmijë. Dhjetëra të tjerë u plagosën dhe operacioni izraelit vijon, duke përfshirë edhe goditjen në disa spitale.

Ora 11:18
Media: Ushtria izraelite rrethon spitalin në veri të Gazës, pacientët bllokohen në ndërtesë

Foto: Një sulm izraelit në spitalin Kamal Adwan, 24 tetor

Mbi 150 njerëz, duke përfshirë pacientë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, thuhet se janë bllokuar në spitalin Kamal Adwan në Beit Lahia, në veri të Gazës, ndërsa ushtria izraelite rrethon objektin.

Lajmin e ka raportuar agjencia e lajmeve Al Jazeera, duke cituar një zëdhënës të autoriteteve të Gazës.

Ndërkohë raportohet se të paktën 33 civilë humbën jetën mes tyre edhe 14 si pasojë e sulmeve izraelite në Khan Younis. Sipas Al Jazeera forcat tokësore izraelite shkuan deri në zonën al-Manara, në pjesën lindore të Khan Younis, duke goditur disa shtëpi civile. Viktimat u evakuuan në Kompleksin Mjekësor Nasser.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aetisti: 25/10/2024 12:05

    Ju lutemi mos i nxirrni me ne ekran ato pamje te tmerreshme te njerezve te vrare. Pamja e vajzez me koken qe i varet eshte e tmerrshme!........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 26-vjeçar

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 26-vjeçar