Lufta/ Rusia: Shpërthim i fuqishëm pranë një aeroporti ushtarak në jug të vendit! Media ruse: Wagner i mori shtetit 17.5 miliardë euro

Një "shpërthim i fuqishëm" ka ndodhur pranë një aeroporti ushtarak në Rusinë jugore. Kanë qenë mediat ruse të cilat kanë raportuar shpërthimin, ndërsa sipas kanalit Telegram Mash, shpërthimi goditi qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar. Sipas mediave shkak për shpërthimin është bërë rrëzimi i një rakete nga mbrojtja ajrore.

Raportohet se nga shpërthimi nuk ka lëndime. Ndërkohë, këshilltari ukrainas Anton Gerashchenko postoi një video që tregon pasojat e shpërthimit duke shkruar: "Ky është një aeroport nga i cili lëshohen dronët dhe raketat kundër Ukrainës".

Po mediat ruse, shkruajnë se grupi Wagner i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin ka marrë mbi 17.5 miliardë euro (rreth 17 trilion rubla) nga shteti rus, të ndara në kontrata qeveritare (860 miliardë rubla) dhe shërbime të ofruara nga Holding Concord (845 miliardë rubla).

"Kompania private ushtarake Wagner, e themeluar nga Yevgeny Prigozhin, mori pak më shumë se 858 miliardë rubla në kontrata me shtetin. Kjo është më pak se një trilion. Sipas kontratave të tjera, Concord Holding Prigozhin ofronte shërbime për 845 miliardë rubla. Kjo nuk bën do të thotë se ata fituan aq shumë, por megjithatë kjo tregon shkallën e biznesit dhe shkallën e ambicieve”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky ka dhënë edhe një herë alarmin për termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia. Rusia mund të përdorë një "akt terrorist". 

‘Ne kemi thënë për një kohë të gjatë se ekziston një kërcënim serioz. Sepse Rusia është teknikisht e gatshme të shkaktojë një shpërthim lokal në central, i cili mund të çojë në lëshimin e substancave të rrezikshme në ajër.’- tha ai.

Të paktën 21,000 mercenarë të Wagner janë vrarë duke luftuar në Ukrainë, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. Udhëheqësi ukrainas tha se grupi Wagner kishte pësuar "humbje të mëdha", veçanërisht në Ukrainën lindore ku "grupi i saj më i fuqishëm" po luftonte.

“Trupat tona vranë 21,000 Wagneritë vetëm në Ukrainën lindore”, u tha Zelensky gazetarëve në Kiev të shtunën, duke shtuar se 80,000 luftëtarë të tjerë të Wagner ishin plagosur.

"Këto ishin humbje të mëdha për Wagner’, tha Zelensky, i cili i karakterizoi luftëtarët e saj si një "staf të motivuar të ushtrisë ruse" dhe kryesisht të dënuar që "nuk kishin asgjë për të humbur".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
Media ruse: Wagner i mori shtetit 17.5 miliardë euro

1685798066_yevgenyprigozhin.JPG

Grupi Wagner i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin ka marrë mbi 17.5 miliardë euro (rreth 17 trilion rubla) nga shteti rus, të ndara në kontrata qeveritare (860 miliardë rubla) dhe shërbime të ofruara nga Holding Concord (845 miliardë rubla). Këtë e pohoi prezantuesi televiziv rus, Dmitry Kiselev gjatë një transmetimi në kanalin Rossija 1.

"Kompania private ushtarake Wagner, e themeluar nga Yevgeny Prigozhin, mori pak më shumë se 858 miliardë rubla në kontrata me shtetin. Kjo është më pak se një trilion. Sipas kontratave të tjera, Concord Holding Prigozhin ofronte shërbime për 845 miliardë rubla. Kjo nuk bën do të thotë se ata fituan aq shumë, por megjithatë kjo tregon shkallën e biznesit dhe shkallën e ambicieve”, tha Kiselev.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Vladimir Putin njoftoi se autoritetet ruse do të hetojnë të ardhurat e Holding Concord, duke shtuar se, gjatë vitit të kaluar, Wagner kishte marrë nga shteti një total prej 86 miliardë rubla (rreth një miliard euro), një shifër kjo. që duket më e ulët se ajo e raportuar nga Kiselev.

Ora 19:07
Rusi/ Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit ushtarak në jug të vendit

Një "shpërthim i fuqishëm" ndodhi pranë një aeroporti ushtarak në Rusinë jugore. Mediat lokale e raportuan këtë. Sipas kanalit Telegram Mash, shpërthimi goditi qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar. E njëjta media ia atribuon shpërthimin rrëzimit të një rakete nga mbrojtja ajrore.

Nga shpërthimi nuk ka lëndime. Ndërkohë, këshilltari ukrainas Anton Gerashchenko postoi një video që tregon pasojat e shpërthimit duke shkruar: "ky është një aeroport nga i cili lëshohen dronët dhe raketat kundër Ukrainës".

Ora 15:41
Vuçiç përsërit qëndrimin e Beogradit për Rusinë: Nuk do vendosim sanksione

1687689029_aleksandervucic.JPG

Presidenti serb përsëriti qëndrimin e Beogradit për sanksionet kundër Rusisë, duke deklaruar se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës.

“Ne duam të marrim vendimet tona dhe deri më tani kemi qenë të suksesshëm në këtë, por nuk mund të betohem se do të jemi në gjendje të rezistojmë”, tha Vuçiç në një deklaratë sot për Prva.

Ora 13:43
Moska: Shumë anëtarë të Wagner kanë rënë dakord të mbrojnë Rusinë

1687975243_wagner.JPG

Shumë anëtarë të grupit Wagner kanë pranuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të vazhduar mbrojtjen e Rusisë: tha kryetari i Dumës së Shtetit Vyacheslav Volodin në Telegram, siç raportohet nga Interfax. 

Putini u ka ofruar atyre që dëshirojnë të mbrojnë Rusinë të vazhdojnë të shërbejnë me armë në dorë, tha Volodin. "Me sa di unë, shumë prej tyre ranë dakord," shkroi Volodin në kanalin e tij Telegram.

Ora 13:22
Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

1683462822_yevgenyprigozhin.jpg

Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit.

Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.

Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin.

Gazeta Kommersant raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.

“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për Radion Evropa e Lirë.

Ora 13:18
Polonia: 8000 militantë të Wagner janë një kërcënim i drejtpërdrejtë

1687682556_Screenshot1.jpg

Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski njoftoi sot se 500 policë të tjerë po dërgoheshin në kufirin me Bjellorusinë për shkak të rritjes së tensioneve në javët e fundit. 

“Duke pasur parasysh situatën e tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të forcoj praninë tonë me 500 policë të tjerë nga Forcat e Parandalimit të Kundër Terrorizmit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 02/07/2023 10:11

    Ore juve keni bere harane e keni shpartalluar ruset Por froti ka ngel ne vend Dhe hubjet tuaja si di njeri

    Përgjigju
  • Turi: 02/07/2023 07:58

    Une nuk e si si ju jane shkaterruar te gjitha ato baza ushtarake dhe ato mjete sepse sipas jush te gjitha sulmet e Ruseve ju i shkaterroni ne ajer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje