Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

1683462822_yevgenyprigozhin.jpg

Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit.

Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.

Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin.

Gazeta Kommersant raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.

“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për Radion Evropa e Lirë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rusia: Shpërthim i fuqishëm pranë një aeroporti ushtarak në jug të vendit! Media ruse: Wagner i mori shtetit 17.5 miliardë euro


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë