Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, sipas gazetarëve të AFP në qytet.
Që nga fillimi i konfliktit, petromonarkia është shënjestruar rregullisht nga sulmet iraniane me dronë dhe raketa, disa prej të cilave kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike të vendit dhe lagjen diplomatike të kryeqytetit.
Ndërkohë ende nuk ka raportime mbi dëmet e shkaktuara, apo për viktima nga sulmet.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 'Shfaqet' Khamenei: Do paguani për çdo pikë gjaku të derdhur! Teherani konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës: Veprim frikacak! SHBA godet bazat raketore të Iranit në Hormuz








