'Lufta' me pandeminë/ Ndeshja me Poloninë te ‘Air Albania’ vatër infektimi, Fico: Pritet një rritje e rasteve me COVID-19

Në një kohë kur vend ynë po përjeton një rritje drastike të rasteve me COVID-19 për shkak të variantit delta, drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico e konsideroi të rrezikshëm grumbullimin masiv te njerëzve në stadiumin “Air Albania” ku u zhvillua dhe ndeshja e kombëtares sonë me Poloninë.

Gjatë një takimi me studentët e Elbasanit, Fico tha se stadiumi i tejmbushur me mbi 22 mijë tifozë pa zbatuar masat anti-COVID, do të sjellë rritje të padiskutueshme të rasteve.

“Kjo vjen pasi masat anti-COVID nuk u respektuar, mbi 22 mijë tifozë isin grumbulluar. Në fakt  pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa here me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Cdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër”., u shpreh ajo.

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen historike të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja humbi 0 me 1 Poloninë, duke na lënë kështu “të thyer” për sa i përket ëndrrës për Botërorin 2022.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.D: 14/10/2021 23:54

    A ka nai afat kur menohet kjo rritja rasteve? Dhe nëse rastet nuk rriten në mënyrë drastike siç ti thua,a mba përgjegjësi ti r paafta spitaleve??Je femër e spo du me të sha e me të qit tpalamet por ti vet e di që je 1 e paaftë,e paftyrë. Ti zonjë e di që vaksina nuk të nimo në mbrojtje nga covid? E mer e jep dhe kam mbi 10 raste që jan shtrru në spital pasi jan vaksinu plotësisht e jan në gjëndje kritike. Shum prej personave që kan mdrru jetë kan qenë të vaksinum me 2 doza . Kshu që ti karakurve spitalesh rri urtë e mos na bo moral.

    Përgjigju
  • Mikel: 13/10/2021 14:54

    Po pse e lat atehere te zhvillohet ndeshja me kaq njerez? Te dilni edhe te thoni pastaj qe do te ket ritje rastesh domethen edhe vdekje si pasoje? Kjo eshte cmenduria shqiptare

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/10/2021 13:59

    Ne Itali ekziston nje shprehje "cornuto/a e mazziato/a", qe ne shqip perkthehet "i/e tradhtuar dhe i/e rrahur". Keshtu do ta perkufizoja ndeshjen e mbremshme, jo per lojtaret...ata dhane gjithcka! Por per FSHF dhe tifozerine e pranishme kjo shprehje vlen mrekullisht: papergjegjshmeria ndaj COVID-it dhe ndaj sjelljes njerezore ne stadium mund te kthehen ne nje boomerang te forte. Jo per gjoben apo ndeshkimin e FSHF-se (sepse e meritojne plotesisht), por per shendetin e atyre individeve te papergjegjshem dhe te frustruar, depresuar, qe blejne bileta per argetim dhe gjuajne me shishe plot me uje si majmunet ne xhungel. Zoti paste meshire per ne edhe kete here, sepse jo rralle here ka patur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it