Lufta/ Bombardimet izraelite, 25 të vdekur në LIban e Gaza! Media: Hamasi planifikoi sulm si ai i 11 Shtatorit! Netanyahu thirrje OKB: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani

Të paktën 25 raportohen të vdekurit mes Gazas dhe Libanit jugor nga bastisjet e ushtrisë izraelite. Mediat raportojnë se një xhami në Libanin jugor është shkatërruar plotësisht gjatë natës, për shkak të bombardimeve.

Grupi militant Hezbollah shënjestroi sërish qytetin Haifa në Izraelin verior duke lëshuar një breshëri raketash. Mëngjesin së dielës, Hezbollahu hodhi rreth 300 raketa, të cilat sipas ushtrisë izraelite u kapën nga mbrojtja ajrore. Izraeli lëshoi urdhra evakuimi për banorët e 23 fshatrave jugore të Libanit për t’u zhvendosur në veri.

Edhe sot në mbrëmje u raportuan për sulme izraelite në një shkollë në Nuseirat të Gazës, ku strehohen të larguarit nga rreziku. Kurse Libani lëshoi një dron që dep♪7rtoi me sukses mburojën e IDF izraelite dhe la të paktën 20 të plagosur, nga të cilët 5 më rëndë.

Ndërkohë që Irani hedh poshtë si "të rreme" zbulimet se Hamasi u përpoq ta përfshinte atë në sulmin e 7 tetorit dhe për këtë arsye ishte në dijeni të operacionit. Në një shënim të cituar nga agjencia e lajmeve IRNA, përfaqësia iraniane në OKB thekson se lajmi i raportuar nga "New York Times", "nuk ka besueshmëri" dhe bazohet në dokumente të shpikura.

Sipas Washington Post, përpara sulmit të 7 tetorit Hamasi kishte planifikuar një valë shumë më agresive të sulmeve terroriste kundër Izraelit që përfshinte gjithashtu prishjen e dy rrokaqiejve të Tel Avivit në stilin e 11 shtatorit 2001 në New York, pasi u zbuluan dokumente në Gaza nga IDF e Izraelit. Hamasi synonte të sulmonte duke përdorur trena, anije dhe karroca me kuaj për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa i ishte kërkuar ndihmë financiare prej 500 milionë dollarë Iranit.

Nga ana tjetër, qeveria izraelite pritet të mblidhet sot për të diskutuar përgjigjen ndaj Iranit, ndërsa zyrtarët amerikanë, besojnë se Izraeli ka ngushtuar fokusin e përgjigjes së tij ndaj sulmit të fundit raketor të Iranit në infrastrukturën ushtarake dhe energjetike. Nuk ka indikacione se Izraeli do të synojë objektet bërthamore ose do të kryejë atentate.

Qeveria izraelite ndërkohë sulmoi ashpër 130 rekrutë dhe rezervistë që nënshkruan një letër javën e kaluar duke deklaruar se ata do të refuzonin të vazhdonin shërbimin nëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk angazhohej për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjet. Netanyahu deklaroi gjatë një mbledhjeje të kabinetit se ushtarët kishin humbur dhe në fakt nuk kishin pasur kurrë një ndërgjegje kombëtare. Nënshkruesit e letrës u përgjigjën duke thënë se mos kërkimi i një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve është një tradhti e etikës sioniste me të cilën ishin rritur.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, u shpreh se së fundmi janë zbuluar 5 anëtarë të Hezbollahut që kishin mundur të pajisen me pasaporta italiane, për të cilët ka nisur procedura e heqjes së shtetësisë.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL nga zonat e luftimit brenda Libanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza

Foto ilustruese

Rreth njëzet persona u plagosën, pesë prej tyre rëndë, në një sulm me dron pranë Binyamina, në jug të Haifës.

Kështu raportojnë ekipet e shpëtimit. Sipas Haaretz, nuk u dëgjuan sirena paralajmëruese në zonën ku goditi droni. Nuk dihet se si mjeti luftarak ka depërtuar mburojën e Tel Avivit, që deri tani i ka ndaluar sulmet me sukses nga të gjitha anët.

Kurse Agjencia turke Anadolu tha se 18 të vdekur pati në bastisjen izraelite në shkollën Nuseirat, duke cituar burime mjekësore. Goditja u bë në një bastisje izraelite në akomodimin e shkollave në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza.

Të njëjtat burime saktësojnë se mes viktimave ka “edhe gra dhe fëmijë”.

Ora 18:36
Lufta në Rripin e Gazës/ Media: 5 fëmijë të vrarë gjatë një bastisje izraelite

Foto: Fëmijë në Gaza

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa ka raportuar se të paktën pesë fëmijë u vranë sot gjatë një sulmi ajror izraelit në veri të Gazës.

Fëmijët ishin duke luajtur në zonën Al-Shati kur u vranë nga një sulm me dron, shton më tej agjencia e lajmeve.

Ndoërkohë e përditshmja ‘The Guardian’, duke cituar Save the Children, shkruan se që nga tetori i vitit të kaluar, më shumë se 16,400 fëmijë kanë vdekur në Gaza si pasojë e bombardimeve.

Ora 17:49
Netanyahu bëri thirrje për tërheqje/ Tanket e ushtrisë izraelite shkatërrojnë portën e godinës së paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor

1728820600_tankeizraelite.JPG

Foto: Tanke izraelitë

Dy tanke izraelite “shkatërruan” portën kryesore të Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në jug të vendit.

Lajmi është raportuar nga vetë forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Sipas një deklarate të UNIFIL incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ramiya - ku disa ushtarë izraelitë u panë të kalonin vijën blu drejt Libanit.

Rreth orës 4.30, ndërsa forcat paqeruajtëse ishin në strehimore, dy Tanket Merkava shkatërruan portën kryesore dhe u futën brenda. Ata kërkuan disa herë që baza të fikte dritat e saj.

Tanket u larguan rreth 45 minuta më vonë, pasi UNIFIL nëpërmjet mekanizmit tonë ndërlidhës thanë se prania e ushtrisë izraelite po rrezikonte forcat paqeruajtëse.

Përafërsisht në orën 6.40 të mëngjesit, paqeruajtësit në të njëjtin vend raportuan disa të shtëna 100 metra në veri. Ndërkohë pavarësisht vendosjes së maskave mbrojtëse, pesëmbëdhjetë paqeruajtës u lënduan, pasi tymi hyri në kamp.

“Paqeruajtësit po marrin trajtim. Për herë të katërt në po aq ditë, ne i kujtojmë IDF-së dhe të gjithëve detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit, pronës së Kombeve të Bashkuara dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit", thuhet në deklaratë

Ora 14:16
Netanyahu thirrje OKB-së: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL nga zonat e luftimit brenda Libanit.

"Ka ardhur koha për të hequr UNIFIL nga bastionet dhe zonat luftarake të Hezbollahut," tha Benjamin Netanyahu në një deklaratë të regjistruar ku i drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Më tej ai ka theksuar se ushtria izraelite ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme këtë gjë dhe si përgjigje ka marrë refuzimin.

“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo rrezikon jetën e tyre dhe të ushtarëve tanë. Na vjen keq për plagosjen e ushtarëve të Unifilit, do të bëjmë gjithçka për të parandaluar këto incidente" , tha ai.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • No koment: 13/10/2024 17:36

    Ketyre izraeliteve u duket se jane zoti ne toke sepse per cdo krim qe kane kryer i mbeshtetin te gjithe vendet perendimore kurse OKB eshte nje organizate e pavlere qe nuk ka asnje fuqi per te mbrojtur ligjet boterore thjesht eshte nje vegel ne doren e me te forteve . Nese bota do vertet qe te kete paqe atehere duhet te riformoje OKB dhe te kete ligje dhe kushtetute qe te respektohet nga te gjithe dhe te votohet nga te gjithe dhe mos te kete asnje lloj dallimi por mendoj se nje gje e tille eshte e pamundur te ndodhe

    Përgjigju
  • Mergimtari: 13/10/2024 13:21

    Po te kish vrare Hamasi apo Hesbullau "do te ishte krim",kur vret Izraeli "nuk eshte krim".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë