Lufta/ Mijëra njerëz në funeralin e Nasrallah në Bejrut! Izraeli: Bota sot vend më i mirë! Khamenei: Rezistenca nuk ndalet

BEJRUT- Mijëra njerëz janë mbledhur në Bejrut ku këtë të diel mbahet funerali për ish-liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Të pranishmit valëvitën flamujt e grupit islamik, në shenjë nderimi për ish-liderin e vrarë më 27 shtator të vitit të kaluar. Ceremonia përkujton gjithashtu vdekjen e Sayyed Hashem Safieddine, zëvendësit të Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Dahieh më 3 tetor.

Para se të niste ceremonia, avionët luftarakë izraelitë fluturuan ulët mbi Bejrut, ndërsa mediat thonë se të pranishëm janë edhe disa operativë të Hezbollahut, të cilët u plagosën në sulmin izraelit pager që shkatërroi grupin terrorist.

Gjatë fjalës së tij, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei tha se vrasja e Nasrallah nuk do të mund ta ndalë luftën kundër Izraelit.

“Të dijë armiku se rezistenca kundër uzurpimit, shtypjes dhe arrogancës nuk do të përfundojë kurrë. Shpirti dhe idealet e Nasrallah do të ndriçojnë rrugën për ata që e ndjekin atë” tha Ajatollah Khamenei, lideri suprem i Iranit

Në një komunikatë, reagoi edhe ushtria izraelite që tha se vrasja e liderit të Hezbollahut e ka bërë botën një vend më të mirë.

Stadiumi ku mbahet funerali, ka një kapacitet prej rreth 50,000 njerëz, por organizatorët kanë instaluar mijëra vende shtesë në fushë e shumë të tjera jashtë, ku të pranishmit do të mund të ndjekin ceremoninë në një ekran gjigant.

Ndërkohë, për herë të parë pas 22 vitesh, në Bregun perëndimor u vendosën tanke izraelite. IDF ka sqaruar se tanket do të jenë pjesë e operacionit Muri i Hekurt, i cili filloi më 21 janar.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij