MALI - Në pjesën verilindore të Malit skenat e luftës do të mbesin kujtime dhe përjetime shumë të hidhura për njerëzit. Shtëpi të shkatërruara, tanke, armë, fishekë shpërndarë në qytetin e Konnas janë makthet e këtij qyteti të shkatërruar nga lufta.
Situata aktuale në vend është shumë shqetësuese pasi civilët ende vuajnë nga traumat e shkaktuara nga lufta mes forcave qeveritare dhe grupeve islamiste.
Një banore tha: “Lufta është e tmerrshme dhe nuk arrij të fle mirë gjatë natës. Kam frikë se një ditë lufta do përsëritet sërish.
Ajo tha se do t’i duhet të përkujdeset edhe për tre fëmijët e fqinjës së saj pasi prindërit e tyre mbetën të vrarë gjatë luftës mes trupave qeveritare maliane dhe forcave anti-qeveritare.
Ndërsa Hanna, një vogëlushe 10–vjeçare tha se është shumë e trishtuar për humbjen e nënës së saj.
Muajin e kaluar Franca nisi sulmet ajrore dhe tokësore në Konna në mbështetje të forcave të qeverisë maliane për të ndaluar avancimin e esktremistëve islamikë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com