Lufta në Siri, BE heq sanksionet
ndaj Moskës? Alarmi nga flota ruse

Lufta në Siri, BE heq sanksionet<br />ndaj Moskës? Alarmi nga flota ruse
Bashkimi Europian është i vendosur të dënojë mbështetjen  që  Moska i ka ofruar presidentin sirian Bashar al Assad dhe aksionet të cilat sulmojnë civilët. Por së fundmi  po rimendohet dokumenti  i aprovuar nga liderët e BE ku përcaktoheshin dhe sanksionet ndaj Rusisë.

‘Nuk ka kuptim të flasim për sanksione të tilla në një moment kur duhet të bëjmë presion që në Siri të arrihet një marrëveshje” u shpreh gjatë takimit në Bruskel kryeministri Italian Matteo Renzi.
Drafti për masat ndaj Rusisë  u modifikua me kërkesë të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.  

Nisma për të hequr sankionet ndaj Moskës u ndërmor nga kryeministri Renzi e mbështetur më pas edhe nga presiednti Hollande, kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike Theresa May.

Por mbi të gjitha  alarmi politik mbetet.  Unioni europian dënon sulmet e regjimit sirian dhe të aleatëve të tij, sidomos Rusisë.

Por nga ana tjetër Moska kërcënon sërish, sekretari i përgjithshëm i Natos Stoltenberg  shfaq hapur shqetësimin që flota aeroplanembajtëse ruse u shfaq në Mesdhe me synimin për të mbërritur në Siri ku mendohet të kryhet edhe beteja finale.

Më tej, gjatë samitit në Bruskles,Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, François Hollande, ushtruan presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin për të shtyrë edhe më tej “armëpushimin humanitar” në Siri, por edhe për të ndalur njëherë e mirë bombardimet “kriminale” ndaj civilëve.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve