Lufta ndaj COVID-19, Italia në shtetrrethim të plotë gjatë Pashkëve

Lufta ndaj COVID-19, Italia në shtetrrethim të plotë gjatë Pashkëve

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit në vend, veçanërisht të varianteve të reja, qeveria italiane do të miratojë një dekret të ri me anë të cilit parashikohet që në 3, 4 dhe 5 Prill, Italia do të shndërrohet në zonë të kuqe.

Kjo do të thotë se edhe festimet për Pashkët, njëjtë si Krishtlindjet dhe Viti i Ri do të ndalohen plotësisht.

Vendimi u arrit pas diskutimeve të qeverisë me guvernatorët e rajoneve.

Dekreti do të miratohet ditën e sotme nga këshilli i Ministrave dhe do të jetë në fuqi nga 15 Mars deri më 6 Prill.

Masat do të ndryshojnë edhe për ditët e tjera. Rajonet e verdha duhet të kalojnë në brezin e rrezikut portokalli. Masat kufizuese të reja erdhën pas rritjes së numrit të rasteve dhe koeficienti i infeksionit arriti në 1.16 dhe shkalla e infeksionit ishte 250 raste për 100 mijë banorë.

Takimi midis përfaqësuesve të rajoneve dhe qeverisë vjen pas disa ditësh të dhënash shqetësuese me kurbën epidemiologjike në rritje të shpejtë. Në dekretin e ri futen në fuqi masa kufizuese për bare dhe restorante, duke mbyllur shkollat ​​dhe duke kufizuar hapjet e dyqaneve, parukerive dhe qendrave të bukurisë, të paktën në ato zona që do të quhen zona të kuqe.

Ministria e Shëndetësisë në Itali vetëm ditën e djeshme raporti mbi 25 mijë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 373 pacientë humbën jetën në 24 orë. Ndërsa fushata e vaksinimit ka vijuar me ritme të larta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja