Lufta ndaj COVID-19, SHBA shtrëngon masat kufizuese

Lufta ndaj COVID-19, SHBA shtrëngon masat kufizuese

Foto ilustruese

Shumë shtete evropiane janë duke lehtësuar gradualisht masat kufizuese për të vënë në kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi teksa rritet numri i të infektuarve me këtë virus.

 Në Los Angeles, do të nisë së zbatuari urdhrin tre javor “më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë, duke nisur nga java e ardhshme, pas raportimit të më shumë se 4,500 rasteve ditore gjatë javës së kaluar.

Ky urdhër u ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë, mirëpo lejon organizimet fetare dhe protestat, meqë janë të mbrojtura me kushtetutë.

Numri i të infektuarve me koronavirus, i të shtruarve në spitale dhe i të vdekurve, është rritur në Shtetet e Bashkuara së fundmi, çka ka nxitur masa kufizuese në shumë shtete dhe qytete.

Një ditë pasi amerikanët kanë festuar Ditën e Falënderimeve, qendrat tregtare janë përballur me numër më të vogël konsumatorësh për këtë festë.

Ndonëse përhapja e virusit vazhdon të ulet, falë masave kufizuese, Evropa vazhdon të jetë në qendër të pandemisë, duke regjistruar më shumë raste të infektimit sesa SHBA-ja javën e kaluar.

Disa shtete evropiane janë duke lehtësuar masat në prag të festave duke marrë parasysh ndikimin e tyre në ekonomi në kohën e Festës së Krishtlindjes.

Dyqanet do të mund të shesin mallra jo të domosdoshme në Francë nga 27 nëntori, kanë njoftuar autoritetet, duke bërë të ditur se izolimi kombëtar mund të hiqet më 15 dhjetor.

Belgjika ka njoftuar se dyqanet mund të rihapen më 1 dhjetor, mirëpo izolimi i pjesshëm do të zbatohet deri në mesin e muajit janar.

Italia do të lehtësojë kufizimet në pesë rajone nga 29 nëntori, derisa Irlanda ka njoftuar se do të lejojë hapjen e disa bizneseve.

Në nivel global, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar më shumë se 61 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 1.4 milion viktima .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia