Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Raffaele Grassi, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Takimi synon forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve policore në luftën kundër krimit të organizuar me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotik
"Do të intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike" thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.