Lufta ndaj terrorizmit, Ministri Tahiri në tryezën rajonale të organizuar nga SHBA

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë pjesë sot në një tryezë rajonale të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i pranishëm dhe vetë ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.
Takimi ka qenë i mbyllur për mediat, por burime të Ministrisë së Brendshme sqaruan se thelbi i takimit kanë qenë masat për luftën anti-terrorizëm për rajonin e Ballkanit, në kuadër dhe të aktit terrorist të ndodhur në Paris, pak ditë më parë.
Siç mësohet nga burimet e sipërcituara në takim kanë qenë të pranishëm dhe prokurorë dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete, të cilët kanë marrë udhëzime mbi rrugën që duhet ndjekur në qasjen që i duhet bërë terrorizmit për të mënjanuar rrezikshmërinë e akteve të tilla në vendin tonë.
I pyetur nga gazetarët pas konferencës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se janë marrë masat e duhura dhe "jemi në gatishmëri". I pyetur nëse ka marrë dhe kërcënime të tjera përveç atij në email që u bë publik të shtunën Tahiri u përgjigj "të lëmë të hetojë Prokurorinë".
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë