SHBA - Dhjetëra prokurorë të SHBA janë duke u dërguar në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për të ndihmuar në kapjen e luftëtarëve xhihadiste që kthehen nga Siria, ka bërë me dije Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder.
“Mund të deklaroj se me ndihmën e Zyrës së Kundërterrorizmit, Departamenti i Drejtësisë ka vendosur të dërgojë disa prokurorë federalë dhe këshilltarë të lartë policorë në rajone kyçe si Ballkani, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, për të punuar me autoritetet e këtyre vendeve në përpjekje për të rritur aftësitë e tyre për të hetuar dhe ndjekur luftëtarët terroristë. Këshilltarët e Departamentit të Drejtësisë ndodhen tashmë në katër vende të Ballkanit dhe shpejt do të dërgojmë atje edhe këshilltarë rajonalë për kundërterrorizmin”. – u shpreh Hoder, ndërsa shtoi se “Bashkëpunimi përfshin "shkëmbimin e informacionit, hetimet dhe ndjekjet dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm."
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë tha se rreth 70 prokurorë janë duke punuar në disa vende, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje, Kroaci, Kosovë dhe Serbi, si dhe në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Një prokuror rajonal i specializuar në anti-terrorizmit do të qëndrojë në Shqipëri për të koordinuar punën në Ballkan dhe drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit ka lëvizur në Maltë.
Prokurori, i cili do të punojë si koordinator rajonal i departamentit për kundër-terrorizmin, do t’i bashkohet stafit amerikan të pranishëm në vendin tonë, por edhe në Bosnjeë Kroaci, Kosovë e Serbi.
"Ata nuk janë atje për të vënë një sistem ligjor të SHBA në vend," është shprehur zyrtari i Departamentit të Drejtësisë në SHBA. "Qëllimi i tyre është për të siguruar që vendi ka në vend statutet që janë në përputhje me konventën e OKB-së kundër terrorizmit, me praktikat më të mira botërore të forumit terrorizmit."
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com