Lufta ndaj trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, DEA amerikane kërkon ‘informatorë’ shqiptarë: Të punojmë bashkë, të dhënat do mbahen të fshehta

Lufta ndaj trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, DEA amerikane kërkon ‘informatorë’ shqiptarë: Të punojmë bashkë, të dhënat do mbahen të fshehta

DEA amerikane

Agjencia amerikane e luftës kundër drogës DEA kërkon ndihmën e shqiparëve. Ambasada e SHBA njofton se DEA ka hapur një linjë të ri sinjalizimit për Shqipërinë.  Tashmë DEA nuk mjaftohet vetëm me partneritetin me Policinë shqiptare për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare, por ka vënë në dispozicion një nr telefoni për të kontaktuar në Ëhatsaap dhe një adresë e-maili për këdo që ka informacion  në lidhje me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drograve, krimin e organizuar apo pastrimin e parave të lidhura me drogën.

"Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët", thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ky njoftim i DEA-s amerikanë vjen në një moment kur lidhjet e bandave shqiptare të trafikut të drogës me tregun ndërkombëtar janë bërë shumë të forta në Evropë por edhe me një rol shumë të madh në Amerikën latine. Kujtojmë se DEA amerikane tashmë ka një zyrë në Shqipëri. Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila në shqip vjen nga Amerika Latine.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tollua i Vefes: 07/03/2023 10:28

    Tani u be pun muti te mbajm fort lokalin dhe njerzit mos ti pengojm ne parkim se s.na i ka len babai plazhin

    Përgjigju
  • Emigrant: 07/03/2023 07:36

    Sigurojuni vizat ne amerik por spiuna do gjeni me thas

    Përgjigju
  • Mark: 07/03/2023 04:56

    Patjeter qe ta ndihmojme! Familja nr.1, "klani" besnik i Rames, Hasanbelli, njohur dhe si "Don Laze" padrino i Durresit dhe kujtdo organizate politike qe "qeveris" Durresin. I del e teperon DEAs jo per kokaine por pastrim parash e kapje shteti.

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/03/2023 17:28

    E keni Edvin shkjaun shqipfolës a nuk u mjafton ky qequa Kokaina apo ju vet e mbroni…

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 07/03/2023 08:27

      I pari per trafik je ti o arbaror (arberori )ti duhet te jesh spiuni numer 1 okosqevar i ndyre

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe