Lufta në Gaza/ 7 punëtorë humanitarë të vrarë teksa shpërndanin ndihma! Izraeli: Aksident tragjik

Lufta në Gaza/ 7 punëtorë humanitarë të vrarë teksa shpërndanin ndihma! Izraeli: Aksident tragjik

Shkatërrime në Gaza

Disa persona që punonin për OJQ-në amerikane World Central Kitchen të drejtuar nga shefi i kuzhinës Jose Andres u vranë nga një sulm ajror prej ushtrisë izraelite. Vetë Andres e bëri të ditur këtë gjë duke thënë se është i shkatërruar nga humbja.

‘Këta njerëz janë ëngjëj,’ shkroi ai në X.

Më herët, ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi vdekjen e 4 punonjësve të huaj të ndihmës dhe shoferit të tyre palestinez, pas një sulmi izraelit në automjeti e tyre në Rripin Qendror të Gazës.

Sakaq, menjëherë ka qenë ministrja e Jashtme Australiane që ka kërkuar një raport të menjëhershëm për atë që ndodhi në Gaza, pasi njëri prej punonjësve humanitarë ishte shtetas Australian. Izraeli, nga ana tjetër, thotë se ajo që ndodhi ishte një aksident tragjik.

IDF shprehet se ‘po kryen një shqyrtim të plotë në nivelet më të larta për të kuptuar rrethanat e këtij incidenti tragjik’.

Mbrojtja izraelite shton se po bën përpjekje të mëdha për të mundësuar ndihmën humanitare dhe ka punuar ngushtë më Kuzhinën Qendrore Botërore për të mundësuar ushqim tek banorët në Gaza.

Shtëpia e Bardhë kërkon një hetim të shpejtë për vdekjet e punonjësve të Kuzhinës Qendrore Botërore në Gaza. Ndërkohë ËCK ka pezulluar operacionet në zonë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë