Lufta në Rripin e Gazës/ Media: Izraeli është informuar se Sinwar është i interesuar për marrëveshjen e armëpushimit! Harris: Shumë civilë të vrarë në Gaza

Një sulm izraelit goditi një shkollë në qytetin e Gazës dje. Autoritetet shëndetësore palestineze raportojnë 93 viktima, duke përfshirë 11 fëmijë dhe 6 gra. Hamasi thotë se masakra përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm. 

Por, Izraeli e justifikon sulmin duke thënë se në shkollën që u sulmuan strehoheshin militantë të Hamasit. Sipas Izarelit bilanci i viktimave nga Hamasi është i ekzagjeruar, dhe sipas tyre kanë vrarë 20 militantë të Hamasit. 

Sulmi ajror i së shtunës është kritikuar nga fuqitë perëndimore dhe rajonale, me Egjiptin që tha se tregoi se Izraeli nuk kishte dëshirë të arrinte një armëpushim ose t'i jepte fund luftës në Gaza.

‘I tmerruar nga imazhet,’ shkroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në X. 

‘E papranueshme’, thotë ministri i Jashtëm , italian, Antonio Tajani. 

Edhe Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës së civilëve dhe përsëriti thirrjet për një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim. 

Harris tha se Izraeli kishte të drejtën të "ndiqte Hamasin", por gjithashtu ka "një përgjegjësi të rëndësishme" për të shmangur viktimat civile.

Ministria e Jashtme e Katarit e cilësoi sulmin si një “masakër të tmerrshme”.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë planifikuar mbajtjen të enjten të një raundi të ri bisedimesh për armëpushim në Gazë, ndërsa shtohet shqetësimi për një zgjerim të konfliktit që mund të përfshijë Iranin dhe grupin libanez Hezbollah.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të mos përbëjë më kërcënim për izraelitët, tha se do të dërgonte një delegacion.

Ndërkohë Izraeli ka marrë indikacione se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar është i interesuar për një marrëveshje për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve, sipas një burimi izraelit që foli për Haaretz .

"Çështja është nëse Netanyahu e dëshiron atë apo nëse ai do t'i përmbahet ultimatumit të Ben-Gvir , i cili premtoi të tërhiqet nga qeveria në rast të një marrëveshjeje me Hamasin. A do të ngrihet Netanyahu në këtë rast dhe do të çojë në lirimin e pengje apo do të preferojë të shpëtojë koalicionin e tij”, tha burimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
​Sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Gaza, Izraeli urdhëron evakuime të reja për civilët

​Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) urdhëruan evakuimin e palestinezëve në zonën Khan Younis, duke ndryshuar më tej kufijtë e zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli.

Lagjja al-Jalaa nuk do të konsiderohet më pjesë e zonës humanitare, raporton Times of Israel, pasi ushtria ka bërë të ditur se synon të përqendrojë aktivitetet e Hamasit atje.

"Për shkak të shumë akteve të terrorizmit, shfrytëzimi i zonës humanitare për aktivitete terroriste dhe sulmet me raketa kundër Izraelit nga lagjja al-Jalaa, qëndrimi në këtë zonë është bërë e rrezikshme," thotë IDF.

Burimet tregojnë se Hamasi ka inkorporuar infrastrukturën terroriste në zonë. Sipas IDF, paralajmërimi i hershëm synon të zbusë dëmin ndaj civilëve.

“Ne do të operojmë kundër organizatave terroriste në zonë dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje popullatës që ka mbetur në lagjen al-Jalaa të evakuohet përkohësisht në zonën e modifikuar humanitare”, thotë ushtria.

Apelet e IDF-së për civilët komunikohen nëpërmjet fletëpalosjeve të lëshuara nga avionët, mesazheve SMS, telefonatave dhe transmetimeve mediatike.

Sipas një burimi ushtarak të cituar nga Times of Israel, IDF u ka thënë spitaleve në zonë se nuk kanë nevojë të evakuohen.

Ora 14:32
Izraeli bllokon kanalin e lajmeve libaneze të lidhur me Hezbollah

Ministria e Komunikimit izraelite, bllokon kanalin libanez Al Mayadeen

Qeveria izraelite ka miratuar një propozim për të bllokuar kanalin libanez të lajmeve Al Mayadeen të lidhur me Hezbollahun.

Ministri i Komunikimit Shlomo Karhi nënshkroi një urdhër për konfiskimin e pajisjeve të transmetuesit dhe bllokimin e faqeve të internetit. Zëdhënësi i ministrit deklaroi se vendimi u mor pas "rishfaqjes së militantëve të Hamasit, duke u paraqitur si gazetarë",

duke iu referuar faktit se një reporter i dyshuar i Al Mayadeen transmetoi nga fshati Druze i Majdal Shams një ditë pasi një raketë e lëshuar nga Libani vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë që luanin në një fushë futbolli një muaj më parë. 
Në transmetimin e saj, reporterja Hanaa Mahameed nga al Mayadeen pretendoi se fëmijët ishin goditur nga një sulm izraelit.
Nëntorin e kaluar, kanali u mbyll pas një votimi të Kabinetit të Sigurisë, në përputhje me rregulloret e urgjencës që lejojnë qeverinë të mbyllë transmetuesit e huaj që konsiderohen se dëmtojnë sigurinë kombëtare.

Megjithatë, masa kishte skaduar në janar. Ndërkohë, bllokimi mbetet për Al Jazeera.

Ora 14:23
Sulmi izraelit në shkollën në Gaza, Scholz telefonon Netanyahun: Ndalni dhunën, duhet armëpushim

Olaf Scholz me Benjamin Netanyahu

Kancelari gjerman, Olaf Scholz , i telefoni kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të ‘ndalojë këtë cikël shkatërrues dhune në Lindjen e Mesme’  kështu thuhet në një komunikatë nga qeveria gjermane.

Scholz, sipas deklaratës, i bëri thirrje Netanyahut të arrijë një marrëveshje armëpushimi dhe për lirimin e të mbijetuarve të mbajtur peng nga Hamasi.

‘Në luftën kundër Hamasit ka pasur mjaft arritje ushtarakisht, mirëpo viktimat mes civilëve dhe vuajtja njerëzore në Gaza janë të jashtëzakonshme’, i ka përsëritur Scholz  gjatë telefonatës së tij me kryeministrin e Tel Avivit.

“Përfundimi i luftës në Gaza do të ishte një hap deciziv  drejt zbrapsjes se këtij përshkallëzimi në rajon”

E.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje