Lufta në Gaza/ Sulmet izraelite vranë 7 punonjës të Ëorld Central Kitchen, Biden: Izraeli nuk përpiqet të mbrojë punonjësit humanitarë dhe civilët! SHBA kërkon hetime mbi ngjarjen

GAZA - "Jam i indinjuar dhe i pikëlluar nga vdekja e shtatë punonjësve të ndihmës së World Central Kitchen’, përfshirë një amerikan, dje në Gaza . Ata po u siguronin ushqim civilëve të uritur në mes të një lufte. Ata ishin të guximshëm dhe vetëmohues. Vdekja e tyre është një tragjedi”,-tha presidenti amerikan Joe Biden, duke theksuar se "Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit humanitarë që përpiqen t'u ofrojnë civilëve ndihmën për të cilën ata kanë nevojë dëshpërimisht" dhe "nuk ka bërë mjaftueshëm as për të mbrojtur civilët".

"Dua të jem shumë i qartë: sulmi nuk u krye me synimin për të shënjestruar punonjësit e WCK ."

Kështu tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, i cili "kërkoi falje" për incidentin dhe vlerësoi punën e WCK në Gaza.

Izraeli duhet të ndërmarrë masa më të mira për mbrojtjen e punëtorëve të bamirësisë dhe të të gjithë civilëve, tha për gazetarët zëdhënësi i DASH-it, Mattheë Miller.

“Nuk ka rëndësi se si gabuan ata. Në fund të fundit, kanë vdekur shtatë punëtorë të bamirësisë, të cilët po përpiqeshin të dërgonin ndihma humanitare. Prandaj, pavarësisht se cila është arsyeja që e shkaktoi këtë tragjedi, apo gabimi që ndodhi brenda IDF-së, është e papranueshme”,- theksoi ai.

World Central Kitchen është një organizatë jo-fitimprurëse, joqeveritare që ofron ushqime për njerëzit në vende të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe luftërat.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka lajmëruar ditën e sotme se 32,975 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 59 prej tyre e janë plagosur 83 të tjerë.

Ndër të tjera, ministria palestineze bën me dije se 75,577 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Izraeli në gjendje alarmi, pritet një hakmarrje iraniane pas sulmit në konsullatën e Damaskut

1712177519_damasksulm.JPG

Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigjje të mundshme iraniane pas sulmit në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë ku mbeti i vrarë një oficer i lartë.

Gjendja e alertit u raportua nga Channel 12, e cila nënvizoi se pritet një hakmarrje e mundshme që mund të vijë prej territorit iranian.

Sakaq, IDF njoftoi se kishte përforcuar mbrojtjen ajrore.

Ora 22:35
SHBA i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punonjësve të World Central Kitchen

1712176609_ryjtryjrjrtyjrt.JPG

Makina ku u vranë 7 punonjësit e World Central Kitchen në Gaza

Vrasja e 7 punonjësve të World Central Kitchen në Gaza nga ushtria izraelite ka sjellë reagime të forta nga SHBA.

Amerikanët i kanë kërkuar Izraelit ta kryejë një hetim të shpejtë për sulmin fatal, tha këtë të mërkurën Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

Izraeli duhet të ndërmarrë masa më të mira për mbrojtjen e punëtorëve të bamirësisë dhe të të gjithë civilëve, tha për gazetarë zëdhënësi i DASH-it, Mattheë Miller.

“Nuk ka rëndësi se si gabuan ata. Në fund të fundit, kanë vdekur shtatë punëtorë të bamirësisë, të cilët po përpiqeshin të dërgonin ndihma humanitare. Prandaj, pavarësisht se cila është arsyeja që e shkaktoi këtë tragjedi, apo gabimi që ndodhi brenda IDF-së, është e papranueshme”,- theksoi ai.

Ora 21:04
Shefi i ushtrisë izraelite: Sulmi ndaj World Central Kitchen është një gabim që nuk duhej të kishte ndodhur

1712171200_wergwqergwegrwe.JPG

Herzi Halevi

"Dua të jem shumë i qartë: sulmi nuk u krye me synimin për të shënjestruar punonjësit e WCK ."

Kështu tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, i cili "kërkoi falje" për incidentin dhe vlerësoi punën e WCK në Gaza.

"Ishte një gabim pas një identifikimi të keq gjatë natës gjatë një lufte në kushte shumë komplekse. Nuk duhej të kishte ndodhur".

Halevi më pas konfirmoi nisjen e një "hetimi të pavarur", "rezultatet e të cilit do të ndahen dhe bëhen publike".

Ora 20:27
Sulmet izraelite vranë 7 punonjës të World Central Kitchen, Biden: Izraeli nuk përpiqet të mbrojë punonjësit humanitarë dhe civilët 

1712168862_rjteyjetyjytjtj.JPG

Vullnetare e World Central Kitchen 

"Jam i indinjuar dhe i pikëlluar nga vdekja e shtatë punonjësve të ndihmës së World Central Kitchen’, përfshirë një amerikan, dje në Gaza . Ata po u siguronin ushqim civilëve të uritur në mes të një lufte. Ata ishin të guximshëm dhe vetëmohues. Vdekja e tyre është një tragjedi”,-tha presidenti amerikan Joe Biden, duke theksuar se "Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit humanitarë që përpiqen t'u ofrojnë civilëve ndihmën për të cilën ata kanë nevojë dëshpërimisht" dhe "nuk ka bërë mjaftueshëm as për të mbrojtur civilët".

World Central Kitchen është një organizatë jo-fitimprurëse, joqeveritare që ofron ushqime për njerëzit në vende të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe luftërat.

Ora 20:05
Kryeministri Netanyahu ‘tradhtohet’ nga të vetët, ministri i tij kërkon zgjedhje të parakohshme në shtator

1712167626_thththththth.JPG

Benny Gantz

"Ne duhet të biem dakord për një datë zgjedhjesh të përgjithshme për shtatorin e ardhshëm."

Udhëheqësi i qendrës izraelite dhe ministri i Kabinetit të Luftës Benny Gantz e tha këtë në mënyrë të papritur për politikën izraelite dhe opinionin publik gjatë një konference për shtyp.

Është hera e parë që Gantz, i cili kryeson çdo sondazh, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Kështu, uniteti brenda kabinetit të luftës të udhëhequr nga kryeministri Netanyahu prishet, duke i hapur kështu një kthesë të mundshme politike në Izrael.

Prej javësh në Izrael ka protesta kundër kryeministrit me kërkesën për zgjedhje të reja.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/04/2024 23:58

    Rrace shume e poshter gjynah qe e la punen ne mes ai mustaqja me keta plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë