Lufta në Gaza/ Aprovohet plani për Rafah, 72 orë vendimtare! Delegacioni i Hamasit largohet nga Kajro, pritet përgjigja për armëpushim

Planet përfundimtare për aksionin ushtarak në Rafah dhe kampet refugjatëve në Rripin qendror të Gazës  janë miratuar nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi.

Sipas faqes së lajmeve Ynet, tanket izraelite janë vendosur në kufirin e Gazës dhe janë gati të marrin dritën jeshile për të filluar ofensivën e diskutueshme, të cilën Izraeli e konsideron si  shtytjen e fundit të nevojshme për të zhdukur forcat luftarake të Gazës.

Ndërkohë delegacioni i Hamasit është larguar nga Kajro dhe do të kthehet me përgjigjen për propozimin e armëpushimit në Gaza dhe do të japë një përgjigje me shkrim.

Perëndimorët dhe disa vende arabe po bëjnë presion që Hamasi të thotë po propzimit të armëpushimit.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Katarit dhe Egjiptit të bëjnë çdo përpjekje për lirimin e pengjeve, pasi sipas tij është e vetmja pengesë për armëpushim.  

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun.

Kjo thirrje e Guterres erdhi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do ta pushtojë Rafahun pavarësisht nëse arrihet ose jo një marrëveshje me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për lirimin e pengjeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në aeroportin “Ben Gurion”, afër Tel Avivit, dhe nesër do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem për të diskutuar, ndër të tjera, për përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Blinken do të vizitojë edhe portin e Ashdod, nga ku mbërrijnë ndihmat humanitare në enklavën palestineze, siç njoftoi Presidenca e Këshillit të Ministrave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Mbërrin në Izrael Blinken, ja çfarë pritet të diskutojë me Netanyahun

1714506042_egrwegrwegrwerg.JPG

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në aeroportin “Ben Gurion”, afër Tel Avivit, dhe nesër do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem për të diskutuar, ndër të tjera, për përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Blinken do të vizitojë edhe portin e Ashdod, nga ku mbërrijnë ndihmat humanitare në enklavën palestineze, siç njoftoi Presidenca e Këshillit të Ministrave.

Para takimit me Netanyahun në Jeruzalem, diplomati amerikan do të pritet nga presidenti izraelit Isaac Herzog.

Vizita e tij vjen në një moment kyç në mesin e bisedimeve për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja përfshin përfshin shkëmbimin e 33 pengjeve të gjalla për një numër të pacaktuar të burgosurish palestinezë, si dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të Gazës.

Ora 20:57
Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

1714503619_t7uklyuiluiu.JPG

Antonio Guterres

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun.

Kjo thirrje e Guterres erdhi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do ta pushtojë Rafahun pavarësisht nëse arrihet ose jo një marrëveshje me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për lirimin e pengjeve.

“Një operacion ushtarak në Rafah do të ishte një përshkallëzim i padurueshëm, duke vrarë mijëra civilë të tjerë dhe duke detyruar qindra mijëra të tjerë të largohen”, tha Guterres për gazetarët më 30 prill.

Një operacion i tillë, “do të kishte ndikim shkatërrues ndaj palestinezëve në Gazë, me pasoja serioze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në mbarë rajonin”, tha Guterres.

“Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe shumë qeveri të tjera qartazi kanë shprehur kundërshtimin e tyre për një operacion të tillë. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndikim ndaj izraelit që të bëjnë gjithçka që munden që të parandalojnë një operacion të tillë”.

Më herët gjatë ditës, Netanyahu premtoi se ushtria izraelite do të nisë një ofensivë tokësore në Rafah për të shkatërruar, siç tha ai, batalionet e Hamasit në këtë qytet.

Në Rafah, mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës që po strehohet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar Izraelin që të mos kryejë ofensivë në këtë qytet dhe të rrezikojë civilët.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli thotë se grupi radikal palestinezë ende po mban afër 100 pengje, përfshirë mbetjet mortore të më shumë se 30 personave.

Ofensiva izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Lufta ka detyruar 80 për qind të popullatës së Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe ka shtyrë banorë në veri të enklavës buzë urisë./ REL

Ora 13:12
Netanyahu: Do të hyjmë në Rafah me ose pa marrëveshje

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar, gjatë një takimi me përfaqësuesit e familjeve të pengjeve se "ideja për t'i dhënë fund luftës përpara se të arrijmë të gjitha objektivat tona është e papranueshme”.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të asgjësojmë të gjithë batalionet e Hamasit me ose pa marrëveshje, për të arritur fitoren totale” shtoi ai.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale