Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
Nga bombardimet izraelite në një nga kampet e Gazës
Bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë të paktën 71 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në Rripin e Gazës.
U regjistruan të paktën 34 sulme ajrore nga IDF. Këtë e raporton Al Jazeera, duke cituar qeverinë e Rripit, të udhëhequr nga Hamasi.
Sulme të rënda janë raportuar në të gjithë enklavën e rrethuar, duke përfshirë të ashtuquajturën zonë humanitare al-Mawasi dhe kampin e refugjatëve Jabalia, në Gazën veriore, e cila është bombarduar vazhdimisht ditët e fundit.
"Sulmet ajrore izraelite shënjestruan civilët dhe infrastrukturën në krime të tmerrshme që shtuan rekordin e trishtuar të pushtimit", denoncoi Hamasi.
Në bombardimet e djeshme (2 Janar) u vranë edhe shefi i policisë së Hamasit dhe zëvendësi i tij.
Kurse ditën e sotme, Izraeli njoftoi se një raketë e lëshuar nga Jemeni, nga rebelët Houthi, e kaloi kufirin.
"Një raketë u identifikua duke kaluar nga Jemeni në territorin izraelit. Përgjuesit u nisën drejt objektivit, detajet janë duke u shqyrtuar", thuhet në një deklaratë në kanalin Telegram të ushtrisë, por pa dhënë detaje të tjera për dëmet.
Por nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Izraelit kryen edhe katër sulme ajrore kundër objektivave në jug të Alepos, në Siri, në frontin e tretë të tyre të luftës.
Këtë e raporton televizioni shtetëror sirian. Transmetuesi al-Mayadeen raportoi se fabrikat e armëve që i përkisnin regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asadit u goditën në bastisje, informon 'La Repubblica'.
Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë gjithashtu kanë mbërritur në Damask, në kuadër të bisedimeve të paqes dhe vendosjes së qeverisë së re pas largimit të Assad, ish-presidentit të arratisur në Rusi prej 8 Dhjetorit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46.7%
-
Jo
49.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tel Aviv/ Protestë kundër Netanyahu, kërkohet fundi i luftës! Izraeli bombardoi 100 objektiva! Rinisin diskutimet në Doha
5 Janar, 13:06
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan
2 Janar, 12:30
-
Lufta në Gaza, 11 të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet e Izraelit në strehimoren e Al-Mawasi! Mes viktimave gra dhe fëmijë
2 Janar, 09:50
-
Izrael/ Mediat: Hamasi pengon armëpushimin, nuk liron pengjet
31 Dhjetor 2024, 14:50
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor 2024, 15:33
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
Arben Ramkaj: Shqiptarët dhe Mercenarizmi në Siri
29 Dhjetor 2024, 21:05