Lufta/ Egjipt: Hamasi ka pranuar propozimin e SHBA-së! Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e 4 pengjeve në Gaza

“Hamasi e ka mirëpritur propozimin e armëpushimit në Gaza dhe ne tani presim përgjigjen e Izraelit”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry , i cili po viziton sot Madridin.

"Propozimi për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe një shkëmbim të të burgosurve duhet të pranohet. Deklaratat e para të Hamasit tregojnë se e ka mirëpritur marrëveshjen e propozuar dhe tani ne presim përgjigjen izraelite," tha Shoukry gjatë një konference për shtyp.

Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e 4 pengjeve në Gaza, në rrethana ende të pasqaruara.

Gazeta izraelite Haaretz, raporton se Hamas ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara një garanci zyrtare se Izraeli do të respektojë të gjitha kushtet e marrëveshjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e 4 pengjeve në Gaza (FOTO)

1717444320_fbsegfedsgdss.JPG

3 nga 4 pengjet izraelitë të vdekur në Gaza

Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e 4 pengjeve në Gaza, në rrethana ende të pasqaruara.

Bëhet fjalë për 4 burra, Chaim Peri 79 vjeç, Amiram Cooper 84 vjeç, Yoram Metzger 80 vjeç dhe Nadav Poppleëell 51 vjeç.

Vetë Hamasi më parë ka njoftuar vdekjen e tyre.

Ora 17:38
Netanyahu: Lufta nuk do të përfundojë pa shkatërrimin e Hamasit

1715288362_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

“Lufta në Rripin e Gazës nuk do të përfundojë nëse Hamasi nuk shkatërrohet, pengjet nuk lirohen dhe nuk garantohet siguria kombëtare.”

Kështu ka deklaruatr kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sipas meidas The Times of Israel, para Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Knesset.

Ora 17:03
Media: Hamasi kërkon një garanci nga SHBA se Izraeli do të respektojë marrëveshjen

1717427089_dsfawdfaf.JPG

Simboli i Hamasit

Gazeta izraelite Haaretz, raporton se Hamas ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara një garanci zyrtare se Izraeli do të respektojë të gjitha kushtet e marrëveshjes. Udhëheqësit e Hamasit kanë njoftuar tashmë ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit për kërkesën e tyre, shton Haaretz.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki