Lufta në Gaza/ Media: Bisedimet për një armëpushim do të rifillojnë nesër në Doha! Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 74 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Lufta në Gaza/ Media: Bisedimet për një armëpushim do të rifillojnë nesër në Doha! Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 74 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Gaza

GAZA - Negociatat për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve mund të rifillojnë nesër pasdite në Doha të Katarit.

Kështu bëjnë të ditur burime egjiptiane të cituara nga mediat izraelite sipas të cilave ato do të vazhdojnë deri të hënën.

Nëse lajmi konfirmohet, do të jetë rifillimi i parë i negociatave që kanë ngecur para fillimit të muajit të Ramazanit.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 31.553 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e luftës me Izraelin.

Ndër të tjera, ministria palestineze shton se 73.546 të tjerë janë plagosur, si pasojë e luftimeve të ashpra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Media: Bisedimet për një armëpushim në Gaza do të rifillojnë nesër në Doha

1710269193_gaza.jpg

Gaza

Negociatat për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve mund të rifillojnë nesër pasdite në Doha të Katarit.

Kështu bëjnë të ditur burime egjiptiane të cituara nga mediat izraelite sipas të cilave ato do të vazhdojnë deri të hënën.

Nëse lajmi konfirmohet, do të jetë rifillimi i parë i negociatave që kanë ngecur para fillimit të muajit të Ramazanit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu edhe pse i cilësoi kërkesat e fundit të Hamasit si "të pabaza", vendosi të dërgojë një delegacion në Doha.

Objektivi i ndërmjetësuesve - SHBA, Egjipti dhe Katari - është të arrijnë një armëpushim 6-javor, ndërsa Hamasi ka propozuar një marrëveshje me tre faza.

Ora 19:55
Gaza/ Bombardimi izraelit vret përnjëherësh 36 persona nga e njëjta familje

1710615389_ioouiuiuu.JPG

Në qendër të Rripit të Gazës, një familje sapo kishte festuar të Premten e parë të Ramazanit dhe po përgatiste vaktin e mëngjesit para fillimit të agjërimit, kur një bombardim izraelit vrau 36 anëtarë të tyre.

"Nëna ime, babai im, tezja ime, vëllezërit e mi,"- tha 19-vjeçari Mohammad al-Tabatibi teksa tregonte trupat e vendosur në spitalin Al-Aqsa de Deir al-Balah.

Shtëpia, e cila ndodhej në kampin e refugjatëve Nuseirat, u bombardua ndërsa e gjithë familja e Mohammadit, po përgatitej të hante syfyr.

Mes të vdekurve ka edhe disa fëmijë, por jo të gjithë trupat janë gjetur.

 Lajmi i konfirmuar nga i riu është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë nw Gaza qw udhwhiqet nga Hasm.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë