Lufta në Gaza/ Hamas: Mirëpresim vërejtjet dhe thirrjen e Biden për armëpushim! Blinken: Ekziston mundësia për t’i dhënë fund luftës

Grupi palestinez, Hamas, thotë se është i gatshëm të "angazhohet pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me çdo propozim" bazuar në "një armëpushim të përhershëm".

“Hamasi mirëpret vërejtjet nga presidenti amerikan Joe Biden dhe thirrjen e tij për një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave okupuese nga Rripi i Gazës, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve”,- thuhet në një deklaratë zyrtare të grupit palestinez.

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se ekziston mundësia për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe se Hamas duhet të jetë e gatshme duke pranuar marrëveshjen.

“Ne kemi mundësinë për t'i dhënë fund luftës në Gaza, për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të lehtësuar vuajtjet e popullit palestinez me marrëveshjen e armëpushimit që është në tryezë. Sot fola me disa nga homologët e mi në rajon për të theksuar se Hamasi duhet pranoje marrëveshjen”,*-është shprehur Blinken. 

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Netanyahu: Kushtet për përfundimin e luftës nuk kanë ndryshuar

Foto: Benyamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, me anë të një postimi në platformën X është shprehur se kushtet për përfundimin e luftës nuk kanë ndryshuar.

"Kushtet e Izraelit për t'i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën më kërcënim për Izraelin", shkruan Netanyahu.

"Ideja që Izraeli do të pranojë një armëpushim të përhershëm përpara se të përmbushen këto kushte" nuk është menduar”, shton ai.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë