Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi planet e veprimit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Kjo është bërë e ditur nga kryeministria izraelite, e cila shton se ushtria po përgatitet për operacionin dhe evakuimin e popullsisë nga zona, raporton “Ynet”.
Zyra e kryeministrit izraelit përsëriti se kërkesat e Hamasit në lidhje me negociatat për lirimin e pengjeve janë "ende të pabaza" dhe se një delegacion izraelit do të niset për në Doha të Katarit, pasi kabineti i sigurisë politike të miratojë qëndrimin e Izraelit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Propozimi i Hamasit: Armëpushim i përhershëm pas një faze fillestare të shkëmbimit të pengjeve! Netanyahu: Jo realiste








