Lufta në Gaza/ Sulmohet automjeti i OKB-së në Gaza, vdes një punonjës dhe plagoset një tjetër

Lufta në Gaza/ Sulmohet automjeti i OKB-së në Gaza, vdes një punonjës dhe plagoset një tjetër

Makinë e OKB-së në Gaza

OKB-ja ka konfirmuar se një nga punonjësit e saj vdiq dhe një tjetër është plagosur në Gaza, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u godit nga plumba izraelitë.

Ata punonin për Departamentin e Sigurisë në OKB.

Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha se ai nuk mund të zbulonte as kombësitë e tyre edhe pse "ata janë personel ndërkombëtar" dhe tha se gjëja e parë do të ishte të informonin familjet dhe qeveritë e tyre.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se një persona humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që goditi pjesën jugore të qytetit të Rafahut, në Rripin jugor të gazës mbrëmjen e djeshme. Wafa raporton edhe për të plagosur në kampin e refugjatëve Bureij, në qendër të enklavës palestineze.

Ndërkohë sulmet izraelite vijojnë edhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës, konkretisht në kampin e refugjatëve Jabalia, ku sipas ushtrisë izraelite po goditen ‘objektivat terroriste të Hamasit’. Burimet palestineze raportojnë për dëme në dhjetëra ndërtesa. Konflikti me Hamasin me sa duket është rindezur, ku IDF ka ftuar civilët të lëvizin drejt qytetit të Gazës.

Sipas raportimeve të mediave arabe, një anëtar i grupit paraushtarak Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës (DFLP), u vra në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës. Viktima besohet të jetë Talal Abu Zarifa, anëtar i zyrës politike të organizatës marksiste-leniniste.

Aktualisht, mëngjesin e sotëm raportohen sirena alarmi që po bien në komunitetet izraelite rreth Rripit të Gazës, veçanërisht në Kibbutzim Mefalsim dhe Nativ HaAsara. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 35,034, ndërsa të plagosur janë 78,755, sipas të dhënave nga Ministria lokale e Shëndetësisë e menaxhuar nga lëvizja islamike Hamas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Sulmohet automjeti i OKB-së në Gaza, vdes një punonjës dhe plagoset një tjetër

1715632342_wrgfwegrwegrrwe.JPG

OKB-ja ka konfirmuar se një nga punonjësit e saj vdiq dhe një tjetër është plagosur në Gaza, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u godit nga plumba izraelitë.

Ata punonin për Departamentin e Sigurisë në OKB.

Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha se ai nuk mund të zbulonte as kombësitë e tyre edhe pse "ata janë personel ndërkombëtar" dhe tha se gjëja e parë do të ishte të informonin familjet dhe qeveritë e tyre.

“Si pjesë e punës së tyre të përditshme, ata shkojnë në vende të ndryshme për të kontrolluar kushtet e sigurisë” dhe në këtë rast ishte Spitali Europian në Rafah, nënvizoi Haq, duke shtuar se automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte identifikuar siç duhet si pjesë e flotës së OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për një "hetim të plotë" mbi atë që ndodhi dhe tha se "dënon të gjitha sulmet" kundër stafit të OKB-së.

Zëdhënësi shtoi se "rreth 190" punonjës të OKB-së, kryesisht anëtarë të Agjencisë Palestineze të Refugjatëve (UNRWA) kanë vdekur në bombardimet e Gazës, por viktimat e sotme ishin kryesisht me origjinë të huaj.

Ora 16:50
Netanyahu: Nëse Hamasi çarmatoset lufta përfundon

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur për mundësinë e dërgimit të udhëheqjes së Hamasit në mërgim, si pjesë e një marrëveshjeje të plotë pengjesh.

 Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Hamasi lëshon armët, dorëzohet dhe kthen pengjet. Ideja e mërgimit ekziston, ne gjithmonë mund ta diskutojmë atë, por gjëja më e rëndësishme për mendimin tim është dorëzimi.

“Nëse ata çarmatosen, lufta do të përfundojë”, tha Netanyahu.

Pavarësisht presionit nga ndërmjetësit, nuk është caktuar një datë për rifillimin e kontakteve për një marrëveshje. Në Izrael, kabineti i luftës pritet të mblidhet pas pushimit të Ditës së Pavarësisë, ndoshta të mërkurën, për të diskutuar çështjen e pengjeve. Lajmi raportohet nga Neë York Times, duke thënë se udhëheqësi i Hamasit, Yayha Sinëar nuk është në Rafah, por ka mbetur në tunele në zonën e Khan Yunis.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë