Lufta në Gaza/ Turqia tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli

Lufta në Gaza/ Turqia tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan

Turqia duket se po zbaton parimin e reciprocitetit në marrdhënien me Izraelin.

Së fundmi, ministria e Jashtme turke ka bërë me dije tërheqjen e ambasadorit të saj në Tel Aviv, veprim ky që pason vendmin e Izraelit për tërheqjen e ambsadorit të saj në Turqi.

Në njoftimin e saj, Ministria e Punëve të Jashtme turke thekson se ky vendim ka të bëjë me “tragjedinë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimin e Izraelit të thirrjeve për armëpushim” si arsye për lëvizjen e saj.

“Për shkak të tragjedisë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimit të thirrjeve të Izraelit për armëpushim dhe shpërndarjes së papenguar të ndihmave humanitare, është vendosur që të tërhiqet ambasadori ynë në Tel Aviv, z. Sakir Ozkan Torunlar, në Ankara për konsultime”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme turke.

Acarimi i raporteve Turqi–Izrael erdhi pas deklaratave të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një tubimi pro-palestinzz në Stamboll, ku u shpreh se Izraeli është vend pushtues dhe po kryen krime lufte.

Press Release Regarding Recalling of Our Ambassador in Tel Aviv, H.E. Mr. Şakir Özkan Torunlar, to Ankara for Consultations https://t.co/POmJwwXVg6 pic.twitter.com/KiRf0XqTfi

— Turkish MFA (@MFATurkiye) November 4, 2023

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 04/11/2023 17:49

    Izraelit nuk intereson Turqia dhe kjo nuk eshte hera e pare qe Tuqia e ben kete,derisa Amerika dhe Evropa e mbeshtesin 100% Izraelin te tjeret nuk ju intereson,Gaza eshte Fillimi i Izraelit te madhe me 90 koka berthamore ata per 1 vit dota sulmojne mesdheun deri ne Kurdistan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun