Lufta në Gaza/ Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës! WSJ: Hamas do të lironte pengjet izraelite në këmbim të 3 mijë të burgosurve palestinezë

Lufta në Gaza/ Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës!  WSJ: Hamas do të lironte pengjet izraelite në këmbim të 3 mijë të burgosurve palestinezë

Një i burgosur palestinez në Izrael

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka bërë me dije se 29,410 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.

Ndër të tjera, institucioni palestinez ka bërë me dije se 69.465 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Hamasi është gati të pranojë lirimin e 3 mijë të burgosurve palestinezë në Izrael në këmbim të pengjeve izraelit.

Këtë raportoi Wall Street Journal, duke cituar burime egjiptiane. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Hamasi po kërkon ende lirimin e të burgosurve palestinezë në Izrael.

Përfaqësuesit e lëvizjeve palestineze Hamas dhe Fatah do të marrin pjesë në një takim që do të mbahet më 29 shkurt në Moskë.

Tetë punonjës të UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, u arrestuan nga ushtria izraelite për lidhjet e tyre të dyshuara me Hamasin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Deti i Kuq/ Grupi Houthis sulmojnë një anije amerikane

1706206838_etynedtumtjur6um8rd.PNG

Grupi Houthi

Rebelët Houthi të Jemenit kanë deklaruar se kanë vënë në shënjestër një anije amerikane në Detin e Kuq me një sërë dronësh, si dhe një sulm me raketa ndaj një anijeje tregtare britanike në Gjirin e Adenit dhe objektivave izraelite pranë Umm al-Rashrash, raporton “Al Jazeera”.

“Forcat e Armatosura të Jemenit këmbëngulin në ruajtjen e detyrave të tyre fetare, morale dhe humanitare ndaj popullit palestinez dhe në mbrojtje të Jemenit të tyre të dashur përballë agresionit amerikano-britanik. Operacionet tona ushtarake nuk do të ndalen nëse nuk do të pushojnë agresionin ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës”,- tha grupi jemen në një deklaratë.

Ora 21:49
Gaza/ Media: Më pak se 100 pengje izraelite janë gjallë

1708635062_zaxsxsxsx.JPG

Foto të izraelitëve që mbahen peng nga Hamas 

Aktualisht, 130 pengje mbahen ende në Rripin e Gazës (111 burra dhe 19 gra, duke përfshirë dy fëmijë dhe 11 të huaj), përveç katër pengjeve të mbajtura nga Hamasi para 7 tetorit.

Të paktën 32 nga pengjet nuk janë më gjallë dhe Hamasi mban trupat e tyre. Kjo raportohet nga burime brenda qeverisë izraelite për mediat, transmeton La Reppublica.

Deri më tani, 121 pengje janë liruar, duke përfshirë 86 izraelitë dhe 24 të huaj. Tetë pengje të vrarë u gjetën nga forcat forcat izraelite si dhe tre të tjerë pengje u vranë gabimisht gjatë luftimeve.

Trupat e tyre u kthyen në Izrael.

Më shumë se 1,200 njerëz janë vrarë në Izrael deri më tani, dhe më shumë se 14,000 të plagosur janë evakuuar në spitale.

Ora 20:17
Gaza/Ministria e Shëndetësisë: Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1708630051_rgnsrfgnrfsgxrfs.JPG

Ushtarë izraelit në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka bërë me dije se 29,410 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.

Ndër të tjera, institucioni palestinez ka bërë me dije se 69.465 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Hamas saktëson se vetëm në 24 orët e fundit 97 persona kanë humbur jetën dhe 132 janë plagosur, raporton Al Jazeera.

Ora 20:11
Hamas do të marrë pjesë në mbledhjen e grupimeve palestineze në Moskë më 29 shkurt

1708629433_rgsbnrfshndsthn.JPG

Përfaqësuesit e lëvizjeve palestineze Hamas dhe Fatah do të marrin pjesë në një takim që do të mbahet më 29 shkurt në Moskë.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, raporton “Ria Novosti”. Në të njëjtën kohë, Bogdanov bëri të qartë se kreu i Autoritetit Kombëtar Palestinez Mahmud Abbas, i cili kishte planifikuar të vinte në Moskë në nëntor, por më vonë e shtyu vizitën, nuk do të marrë pjesë në takim.

Ora 20:09
Media: Arrestohen 8 punonjës të UNRWA për lidhje me Hamasin

1708629031_rgbnrsndstndsthn.JPG

Tetë punonjës të UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, u arrestuan nga ushtria izraelite për lidhjet e tyre të dyshuara me Hamasin.

Media "Maariv" raporton këtë, duke specifikuar se ata u ndaluan në bazë të "provave rrethanore" gjatë luftimeve të vazhdueshme në enklavë dhe u transferuan në Izrael për hetime të mëtejshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë