Lufta në Irak, dita e dytë e sulmit
përparon ushtria në betejën me ISIS

Lufta në Irak, dita e dytë e sulmit<br />përparon ushtria në betejën me ISIS
Ndërsa ofensiva për ripushtimin e Mosulit ka hyrë në ditën e dytë, mesa duket trupat irakiane të mbështetura dhe nga forcat ndërkombëtare po ia dalin me sukses në betejën me ISIS.

Shteti Islamik u detyrua të braktisë disa territore gjatë ditës së parë të ofensivës. Luftimet vazhduan përgjatë gjithë natës e raportohet se militantët sulmuan disa tanke të ushtrisë irakiane.

ISIS e mori Mosulin qershorin e vitit 2014. Lideri igrupit ekstremist, Abu Baker al Bagdadi e zgjodhi asokohe këtë qytet si vendin ku do të njoftonte krijimin e kalifatit, ndaj marrja e tij ka rëndësi të madhe simbolike.

Koalicioni i 30.000 irakianeve, peshmergave dhe luftëtarëve fisnorë sunitë  filloi të hënën avancimin drejt fortesës së fundit të rëndësishme të ISIS-it .

Por ndërsa luftimet vijojnë janë shënuar edhe përplasje  e para  mes Bagdatit dhe Turqisë, pasi ende nuk është përcaktuar roli i forcave turke në këto luftime. Ankaraja zyrtare konfirmon se roli i tij është ekskluzivisht  krijimi i forcave irakene, por zyrtarë të Bagdatit mohojnë  një fakt të tillë.

[gallery]19165[/gallery]

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve