Garda Revolucionare e Iranit (Pasdaranët) ka deklaruar sot se ka kryer një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane të Juffair në Bahrein. Lajmi u raportua fillimisht nga Al Jazeera.

Sipas Pasdaranëve, sulmi ishte një akt hakmarrjeje pas një sulmi të pretenduar amerikan ndaj një impianti të desalinizimit të ujit në ishullin Qeshm në Iran.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha sot se forcat e SHBA-së dhe të Izraelit gjatë ditëve të fundit kanë fundosur 42 anije luftarake iraniane dhe kanë shkatërruar një pjesë të madhe të aviacionit dhe të sistemit të komunikimeve të Republikës Islamike

Nga ana tjetër, presidenti i Iranit deklaroi se kërkesa e SHBA-ve për një dorëzim pa kushte është një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Mahsoud Pezeshkian kërkoi falje për sulmet e Iranit ndaj vendeve rajonale duke insistuar se Teherani do t’i ndalojë dhe duke thënë se ato ishin shkaktuar nga keqkomunikime brenda radhëve.

Presidenti u tha vendeve të rajonit se “nuk do të sulmojmë më” nëse edhe prej tyre respektohet e njëjta gjë.

Trump u kundërpërgjigj duke thënë se deklarata e Pezeshkian tregoi se Irani iu dorëzua vendeve të rajonit dhe kjo përbën humbjen e parë në mijëra vite. Trump kërcënon se sot do të nisë një sulm i egër ndaj pozicioneve dhe njerëzve që nuk ishin planifikuar më herët gjatë operacionit luftarak. 

"Irani nuk është më ‘ngacmuesi i Lindjes së Mesme’; përkundrazi, është 'humbësi i Lindjes së Mesme’, dhe do të mbeten të tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot Irani do të goditet shumë fort!", shkroi ai.

Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është hapur, por paralajmëron se "do të godasë vetëm anijet amerikane dhe izraelite".

Këtë mëngjes, një dron goditi aeroportin e Dubait duke shkaktuar një shpërthim pranë një terminali ku po kalonte një tren dhe rrezikoi jetën e pasagjerëve.

Ndërkohë, sulmet iraniane goditën shtetet arabe të Gjirit Persik kurse paralelisht Irani po shënjestrohej nga SHBA e Izraeli. Një avion është djegur në aeroportin Mehrabad Airport, aeroporti më i populluar në Iran dhe qendra kryesore për fluturimet e brendshme.

Zv/ministri i Jashtëm i Teheranit kërcënoi Europën: “Kush i bashkohet agresionit bëhet një objektiv i ndjeshëm.”

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë drejtues të Hezbollahut në Liban, ndërsa OKB ka dënuar sulmet ndaj bazës së saj atje duke thënë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

1772902810_106352895mediaitem106352893.jpg

Garda Revolucionare e Iranit (Pasdaranët) ka deklaruar se ka kryer një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane të Juffair në Bahrein. Lajmi u raportua fillimisht nga Al Jazeera.

Sipas Pasdaranëve, sulmi ishte një akt hakmarrjeje pas një sulmi të pretenduar amerikan ndaj një impianti të desalinizimit të ujit në ishullin Qeshm në Iran.

“Në përgjigje të sulmit të terroristëve amerikanë ndaj impiantit të desalinizimit në Qeshm, baza amerikane në Juffair në Bahrein u vu menjëherë në shënjestër nga raketat iraniane”, deklaruan Gardianët e Revolucionit, sipas agjencisë iraniane Tasnim.

Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo nga Bahreini për dëme apo viktima nga sulmi.

Ora 17:44
Irani: Brenda 24 orësh mbledhje për zgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem

1772359223_alikhamenei.jpg

Mbledhja e Këshillit të Ekspertëve të Iranit për të zgjedhur Udhëheqësin e ri Suprem të vendit do të zhvillohet brenda 24 orëve të ardhshme. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i këshillit dhe ajatollahu Hossein Mozaffari, i cituar nga agjencia iraniane Fars Neës Agency.

Ky këshill është organi që ka kompetencën të zgjedhë udhëheqësin më të lartë politik dhe fetar të Iranit, që do të zëvendësojë Ali Khamenein, Liderin Suprem që u eliminua nga sulmet amerikano-izraelite.

Ora 17:41
OJF: Deri tani 1172 civilë dhe 176 ushtarakë të vrarë në Iran

1772795869_luftaniran.JPG

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit deri më tani kanë shkaktuar në Iran vdekjen e 1.172 civilëve, mes tyre të paktën 194 fëmijë, si dhe 176 ushtarakëve. Kështu bën të ditur organizata joqeveritare amerikane Human Rights Activists News Agency, raportimin e së cilës e citon CNN.

Ora 16:42
Donald Trump: Kemi shkatërruar 42 anije iraniane në tre ditë dhe u kemi ndërprerë komunikimet

1772898226_69ac3bbc672de.jpeg

Forcat e SHBA-së dhe të Izraelit gjatë ditëve të fundit kanë fundosur 42 anije luftarake iraniane dhe kanë shkatërruar një pjesë të madhe të aviacionit dhe të sistemit të komunikimeve të Republikës Islamike. Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në samitin “Shield of the Americas” në klubin e tij të golfit në Doral.

Trump siguroi se operacioni ushtarak po shkon “mrekullisht” dhe falënderoi sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, të cilin e quajti “fantastik”, duke shtuar se “po bën një punë shumë të madhe”.

Presidenti hodhi poshtë gjithashtu akuzat për “militarizëm”, duke theksuar se ka “përfunduar tetë luftëra”.

Ora 16:18
Britani e Madhe, në fazë përgatitjeje të avancuar një nga aeroplanmbajtëset kryesore të saj

1772896912_HMSPrinceofWales.jpg

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se "HMS Prince of Wales", një nga dy aeroplanmbajtëset kryesore të Britanisë së Madhe, është vendosur në gjendje përgatitjeje të avancuar për një dislokim të mundshëm në Lindjen e Mesme.

Ora 15:32
Trump tha se sot Irani do të goditet fort, SHBA gati të përdorin bombarduesin e famshëm B-52

1772894706_b52.jpg

Ushtria amerikane duket se do të angazhojë në operacionin ushtarak kundër Iranit avionin bombardues B-52. Sinjalet për këtë u shpërndanë nga faqja në rrjetet sociale të Komandës Qëndrore CENTCOM e cila shpërndau pamje në errësirë ku dallohet përgatitja teknike ndaj një avioni. Mbishkrimi i këtij postimi është shoqëruar me atë që duket një paralajmërim. 

Nuk është kurrë e drejtë kur përfshihet një B-52. “Kjo nuk ishte menduar kurrë të ishte një përballje e drejtë dhe nuk është një përballje e drejtë. Ne po i godasim ndërsa janë të rrëzuar.” – Sekretari i Luftës Pete Hegseth.

Postimi u shpërnda pas një deklarate të Presidentit amerikan ku kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nga sot Irani do të goditet rëndë. Avioni ushtarak B-52, bën pjesë tek kapacitetet e rëndësishme militare amerikane, pasi është i aftë të mbajë një numër shumë të lartë municionesh e bombash. 

 

Ora 15:31
Teherani: Mbi 200 ushtarë amerikanë të vrarë ose të plagosur në sulmin ndaj bazës në Abu Dhabi

1772894016_aldhaframaintenancehangar.jpg

Të paktën 200 ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve iraniane ndaj bazës ajrore Al Dhafra në Abu Dhabi gjatë 24 orëve të fundit. Kështu ka deklaruar në një komunikatë shtabi qendror iranian Khatamolanbia.

Gjatë sulmeve iraniane ndaj Flotës së Pestë të Marinës së SHBA-së në rajon, janë vrarë edhe 21 persona të tjerë dhe shumë të tjerë janë plagosur, shtohet në deklaratë, të cituar nga agjencia Tasnim. Sipas saj, është goditur gjithashtu edhe një cisternë nafte në pronësi të Shteteve të Bashkuara në pjesën veriore të Gjirit Persik.

Ora 12:55
Sulmi ndaj bazës në Liban, Sekretari i OKB-së: E dënoj fort, paprekshmëria e strukturave të saj duhet të respektohet

António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj një baze të OKB-së në jug të Libanit, ku u plagosën rëndë tre paqeruajtës ganezë (helmetat blu).

“Sekretari dënon incidentin në Al Qawzah, në Libanin jugperëndimor, mes një zjarri të fortë armik,” deklaroi zëdhënësja e Guterres, Stéphane Dujarric, duke theksuar se siguria e personelit dhe pronës së OKB-së duhet të respektohet në çdo moment dhe se përgjegjësit duhet të japin llogari.

“Paprekshmëria e strukturave të OKB-së duhet të respektohet nga të gjithë,” shtoi zëdhënësja.

Sulmi ndodhi gjatë një përplasjeje me armë mes Izraelit dhe Hezbollahut. Forca ndërkombëtare paqeruajtëse e OKB-së shërben si një zonë neutrale mes Izraelit dhe Libanit që nga viti 1978. OKB ka kërkuar hetime të shpejta për sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban.

Ora 12:43
VIDEOLAJM/ Shmanget masakra në aeroportin e Dubait, momenti kur droni iranian godet pranë një treni me pasagjerë

Këtë mëngjes, një dron ka goditur aeroportin e Dubait. Pamjet, të filmuara nga një zonë industriale në jug të aeroportit, tregojnë një shpërthim pranë një terminali teksa kalonte një tren duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve. Personi që filmon dëgjohet duke thënë “një tjetër dron” dhe para goditjes dëgjohet një zhurmë karakteristike rrotulluese, e ngjashme me atë të motorëve të dronëve.

Një objekt shihet për pak çaste duke zbritur me shpejtësi përpara shpërthimit.

Goditja duket se ka ndodhur në veri të një linje treni dhe një ndërtese të Hertz, çka do ta vendoste pranë Concourse A. Të paktën katër avionë mund të shihen të parkuar në platformën pranë ndërtesës.

Nuk është e qartë nëse goditja ishte rezultat i një kundërpërgjigjeje apo i një sulmi të drejtpërdrejtë.

Më herët këtë mëngjes Emirates njoftoi pezullimin e fluturimeve nga dhe drejt Dubait, por ai postim tani është fshirë dhe është zëvendësuar me një tjetër ku thuhet se kanë rifilluar.

Ora 12:27
Hegseth: Do të përballemi me forcë me këdo që ndihmon Teheranin

1772634782_petehegseth.jpg

“Siguroj popullin amerikan se komandanti i tyre i përgjithshëm e di shumë mirë kush po flet me kë.” Kështu u shpreh sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke iu përgjigjur pyetjeve për lajmet mbi ndihmën e dyshuar të Moskës ndaj Teheranit, sipas të cilave inteligjenca ruse do të kishte dhënë informacione për të goditur objektivat amerikane në rajon.

Deklarata u bë në një intervistë për emisionin “60 Minutes”, që do të transmetohet të dielën.

“Çdo gjë që nuk duhet të ndodhë, qoftë publikisht apo përmes kanaleve sekrete, do të përballet me forcë”, shtoi kreu i Pentagonit, sipas një paraprakeje të publikuar nga CBS News, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po “monitorojnë çdo gjë” për të zhvilluar planet e betejës.

Ora 12:24
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

1772620978_liban1.jpg

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur qendra komanduese të Hezbollahut në jug dhe në lindje të Libanit, duke vrarë disa drejtues të organizatës.

“Ne kemi përfunduar një valë tjetër sulmesh kundër hedhësve të raketave, depozitave të armëve dhe objekteve të tjera ushtarake që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në zona të ndryshme të jugut të Libanit dhe në Luginën e Bekaa-s”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite.

“Gjithashtu, dje janë bombarduar komandantë të ‘Forcës Radëan’ të Hezbollahut” në zonën e Majdal Selem, shtohet në njoftim.

Ora 12:23
Presidenti iranian kërkoi falje, Trump: U dorëzuan tek fqinjët, sot do të goditen shumë fort! Nga ngacmues në humbësin e Lindjes së Mesme

1772785552_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në Truth Social pas deklaratës së Masoud Pezeshkian i cili kërkoi falje tek vendet fqinje për sulmet e ditëve të fundit.

"Irani, i cili po mposhtet rëndë, ka kërkuar falje dhe është dorëzuar para fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme, duke premtuar se nuk do të qëllojë më ndaj tyre. Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmeve të pandërprera nga SHBA-të dhe Izraeli. Ata synonin të merrnin kontrollin dhe të sundonin Lindjen e Mesme", shkruan Trump.

Sipas Trump Irani iu dorëzua vendeve të rajonit dhe kjo përbën humbjen e parë të Iranit në mijëra vite.

"Irani nuk është më ‘ngacmuesi i Lindjes së Mesme’; përkundrazi, është 'humbësi i Lindjes së Mesme’, dhe do të mbeten të tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot Irani do të goditet shumë fort!", shton ai.

Trump ndërkohë kërcënon se sot do të nisë një sulm i egër ndaj pozicioneve dhe njerëzve që nuk ishin planifikuar më herët gjatë operacionit luftarak. 

"Sot Irani do të goditet shumë fort! Po shqyrtohet seriozisht shkatërrimi i plotë dhe vdekje e sigurt për zona dhe grupe njerëzish që deri në këtë moment nuk ishin konsideruar si objektiva, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit", shkruan Donald Trump. 

 

Ora 12:21
Irani: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, do të godasim vetëm anijet e SHBA dhe Izraelit

1772717875_1772486388ngushticaehormuzit.jpg

“Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, por nuk do ta mbyllim dhe të gjitha anijet mund ta kalojnë atë. Megjithatë, anijet e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit do të jenë objektiv i forcave të armatosura iraniane”. Kështu deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi, duke shtuar se “Irani nuk mund të japë asnjë garanci për sigurinë e anijeve të të gjitha vendeve dhe, nëse ato vendosin të kalojnë përmes Ngushticës, përgjegjësia për çdo incident do të jetë e tyre, për shkak të situatës së luftës”.

Ora 12:06
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

1772519825_kuvajt.jpg

Forcat e armatosura iraniane kanë marrë përsipër lëshimin e dronëve kundër bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe kundër objektivave në Izrael.

“Marina ushtarake iraniane ka goditur bazat ushtarake dhe territoret e pushtuara me një valë masive sulmesh me dronë”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë, të cituar nga agjencia Irna. Në njoftim përmendet mes objektivave baza Al-Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër bazë në Kuvajt, si dhe “një strukturë strategjike” në Izrael.

Në një deklaratë tjetër, Garda Revolucionare iraniane tha se ka marrë në shënjestër edhe bazën ajrore Al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ora 12:00
Presidenti i Iranit: Ndalojmë sulmet ndaj fqinjëve nëse ata nuk na sulmojnë. U kërkoj falje

1772804634_masoudpezeshkian.jpg

Nuk do të ketë më sulme kundër vendeve fqinje. Këtë e ka vendosur Këshilli i përkohshëm i udhëheqjes, sipas presidentit Massoud Pezeshkian.

“Këshilli vendosi dje se nuk do të ketë më sulme ndaj vendeve kufitare dhe as lëshime raketash, përveç nëse këto vende sulmojnë të parat Iranin”, tha presidenti sipas asaj që raporton agjencia Fars. “U kërkoj falje vendeve fqinje. Nuk kemi asnjë qëllim të pushtojmë vende të tjera”, siguroi gjithashtu Pezeshkian, një nga tre drejtuesit e Këshillit të përkohshëm.

 

Ora 09:51
‘Dy grupe liderësh janë eliminuar, ka mbetur i treti’, Trump tallet me iranianët: Po ecin shumë mirë

Iranianët kanë parë të “zhduken” tashmë “dy grupe drejtuesish dhe kanë mbetur te grupi i tretë”. Kështu deklaroi Donald Trump duke folur për bombardimet që kanë cenuar udhëheqjen e Teheranit.

“Ushtria e tyre është zhdukur. Marina e tyre është zhdukur. Komunikimet e tyre janë zhdukur”, tha presidenti duke folur në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me humbjet që i janë shkaktuar Iranit. “Përveç kësaj”, bëri shaka ai, “po ecin shumë mirë”.

Presidenti përfundoi më pas: “Mendoj se në këtë moment jemi një vend më i respektuar se sa kemi qenë ndonjëherë më parë.”

Ora 09:44
Putin kontakton presidentin iranian: Ngushëllime për Khamenein, duhet zgjidhje diplomatike

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, sipas një deklarate zyrtare.

Gjatë telefonatës, Putin shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, zyrtarëve të tjerë qeveritarë dhe civilëve në mbarë vendin, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Putin gjithashtu përsëriti qëndrimin e Rusisë se armiqësitë duhet të përfundojnë menjëherë dhe se duhet gjetur një zgjidhje diplomatike, shton zyra e tij.

Nga ana e tij, Pezeshkian shprehu mirënjohje për mbështetjen e Rusisë dhe dha një raport të detajuar mbi zhvillimet në Iran, thuhet në deklaratë.

Të dy vendet ranë dakord të vazhdojnë komunikimet me njëri-tjetrin, sipas Kremlinit.

Ora 09:36
Izraeli zgjeron valën e sulmeve, shpërthim në aeroportin e Teheranit (VIDEO)

Një avion është djegur në aeroportin Mehrabad Airport, aeroporti më i populluar në Iran dhe qendra kryesore për fluturimet e brendshme. Imazhet satelitore tregojnë se në aeroport ndodheshin disa avionë. Mediat shtetërore iraniane po raportojnë gjithashtu se disa pjesë të aeroportit janë vënë në shënjestër.

Kjo vjen pasi ushtria e Izraelit tha se po nis një “valë të re sulmesh në shkallë të gjerë” në vend, në strukturat kryesore. Më herët ajo kishte goditur aeroportin më 4 mars, duke thënë se sulmet e saj çmontuan sistemet e mbrojtjes dhe zbulimit që përbënin kërcënim për Forcën Ajrore izraelite, përfshirë edhe sektorin e prodhimit të helikopterëve në aeroport.

Ende nuk është e qartë se cilat pjesë të aeroportit janë bombarduar në sulmin e ri, por dëshmitarët thonë se bombardimet e kësaj nate kanë qenë shumë më intensive.

Ora 09:33
230 raketa izraelite në Teheran, thërrmohet universiteti ushtarak

Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë përfunduar valën e re të sulmeve mbi Teheran. Avionët luftarakë të forcave ajrore hodhën rreth 230 raketa mbi disa objekte ushtarake të regjimit, përfshirë universitetin qendror ushtarak të Gardës Revolucionare të quajtur Imam Hussein University, i përdorur si burim emergjence dhe vend grumbullimi për forcat e këtij trupi gjatë operacionit “Rising Lions”.

Sipas forcave izraelite, në universitetin e goditur ishin krijuar disa infrastrukturë në shërbim të forcave ushtarake të regjimit iranian, si në situata normale ashtu edhe në raste emergjente.

Objektiv i sulmeve ishte gjithashtu një depo e njësisë së raketave, e cila përfshin strehimore dhe infrastrukturë për lëshimin e raketave drejt territorit të Izraelit, si dhe një objekt nëntokësor për magazinimin dhe prodhimin e raketave balistike, ku vepronin qindra ushtarë të forcave të armatosura të regjimit iranian.