Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka kërcënuar se do ta vendosë Iranin nën një izolim ekonomik 'siç nuk ka parë bota kurrë më parë', duke saktësuar se nga java e ardhshme priten masa të reja.

Do të jetë një kombinim i izolimit ekonomik, siç nuk ka parë bota kurrë më parë», deklaroi Bessent në emisionin Rob Schmitt Tonight të televizionit konservator Newsmax, duke shtuar se «bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit do të pengojë çdo gjë të hyjë ose të dalë nga portet iraniane».

"Qëndroni të informuar për njoftimet e tjera që do të bëhen javën e ardhshme", tha Bessent, i cili përshkroi një qasje në dy drejtime, të karakterizuar nga presioni financiar dhe bllokimi fizik i porteve.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbajnë në fuqi bllokadën detare ndaj Iranit për një kohë të pacaktuar, duke rritur presionin ekonomik ndaj Teheranit, ndërsa negociatat për armëpushimin kanë mbetur në ngërç.

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, gjatë një vizite në Panama, u deklaroi gazetarëve se Marina amerikane mund të vazhdojë të zbatojë bllokadën duke zëvendësuar në mënyrë të alternuar njësitë detare të dislokuara në rajon.

Vazhdimi i bllokadës detare amerikane ndaj Iranit përbën shkelje të marrëveshjes së 18 qershorit dhe kontribuon drejtpërdrejt në pasigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

Qëndrimin e dha Ministri i Jashtëm iranian pas një telefonate me homologun e tij grek Gerapetritis me të cilin foli mbi situatën dhe diskutimet për Ngushticën.

Këtë të premte në Ngushticë ushtria iraniane sulmoi dy cisterna nafte të emirateve të bashkuara arabe të cilat tentuan të kalonin në rrugën detare. Lajmi u konfirmua nga kompania Adnoc që saktësoi se nuk pati të njerëz të dëmtuar.

Rreth mesantës Pasdaranët nëpërmjet zëdhënsit të tyre theksuan sërish se Ngushtica e Hormuzit kontrollohet nga ata dhe qëndron e mbyllur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:54
Zëvendëspresidenti amerikan: Prioriteti ynë është mbajtja e ulët e çmimeve të karburantit

Foto:J.D. Vance

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, deklaroi se objektivi kryesor i administratës së Shteteve të Bashkuara në përballjen me Iranin është mbajtja nën kontroll e çmimeve të karburantit.

Gjatë një interviste televizive për Fox News, Vance tha se çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm krahasuar me nivelet e larta të regjistruara në fillim të konfliktit.

“Objektivi numër një është të sigurohemi që nafta dhe benzina të mbeten të lira për amerikanët”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan.

Sipas tij, objektivi i dytë është që Irani “të mos ketë kurrë një armë bërthamore”.

Ora 07:29
Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Irani do të ketë një izolim ekonomik si asnjëherë më parë

Foto: Scott Bessent

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Irani do të përjetojë një izolim ekonomik "që bota nuk e ka parë kurrë më parë", duke shtuar se masa të mëtejshme janë planifikuar duke filluar nga java e ardhshme.

"Do të jetë një kombinim i izolimit ekonomik, të ngjashëm që bota nuk e ka parë kurrë më parë", tha Bessent për programin Rob Schmitt Tonight të Newsmax , duke shtuar se "bllokada e vazhdueshme e Ngushticës së Hormuzit do të parandalojë çdo gjë të hyjë ose të dalë nga portet iraniane".

 

"Qëndroni të sintonizuar për njoftime të mëtejshme javën e ardhshme", tha Bessent, duke përshkruar një qasje me dy drejtime, të karakterizuar nga presioni financiar dhe një bllokadë fizike e porteve.