«Shumë vende, veçanërisht ato që janë goditur nga përpjekja e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, do të dërgojnë anije lufte, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt». Këtë e shkruan presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se shpreson që këto vende të veprojnë.
Ai vazhdon: «Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët – të cilët janë prekur nga kjo pengesë artificiale – të dërgojnë anije në zonë, në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos përbëjë më kërcënim nga një vend që është shkatërruar plotësisht».
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se "Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre". Ai shtoi se forcat iraniane do të përgjigjen ndaj çdo sulmi kundër infrastrukturës energjetike dhe do të synojnë impiantet e kompanive amerikane nëse infrastruktura iraniane sulmohet. e.
Sot Emiratet e Bashkuara Arabe kanë denoncuar një sulm të ri ndaj konsullatës së tyre në Erbil, në Kurdistanin irakian, i cili ka shkaktuar dy të plagosur.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Abu Dhabit shprehu “dënimin e fortë dhe denoncon sulmin e ulët terrorist të kryer me një dron, i cili ka marrë në shënjestër Konsullatën e Përgjithshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kurdistanin irakian për herë të dytë brenda një jave dhe që ka shkaktuar plagosjen e dy agjentëve të sigurisë si dhe dëme në ndërtesën e konsullatës.”
Presidenti Trump tha se SHBA-të kanë “shkatërruar totalisht çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg, zemrën e industrisë së naftës së Iranit, duke kërcënuar se do të sulmojë infrastrukturën e naftës së ishullit nëse Teherani vazhdon të bllokojë kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.
Në një postim në X, Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) shkruan: “Mbrëmjen e djeshme, forcat amerikane kryen një sulm preciz në shkallë të gjerë në ishullin Kharg, në Iran. Sulmi shkatërroi depo të minave detare, bunkerë për raketa dhe shumë objekte të tjera ushtarake. Forcat amerikane goditën me sukses më shumë se 90 objektiva ushtarake iraniane në ishullin Kharg, duke ruajtur ndërkohë infrastrukturën e naftës.”
Teherani paralajmëroi për sulme hakmarrëse nëse facilitetet e tij energjetike sulmoheshin, sipas mediave shtetërore. Gjithashtu raportohet se asnjë infrastrukturë e naftës në ishullin Kharg nuk u dëmtua.
Premtimi i Iranit u bë realitet sepse vetëm pak orë më vonë, sulmoi portin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Irani po konsideron lehtësimin e kalimit për një numër të kufizuar të tankerëve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, me kusht që ngarkesa të tregtohet në yuan kinez, tha një zyrtar i lartë iranian për CNN.
12 punonjës shëndetësorë u vranë pas një sulmi ndaj një qendre shëndetësore në Liban. Ndërkohë, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite raportuan interceptimin e sulmeve në territoret e tyre. Ambasada amerikane në Bagdad është sulmuar nga Hezbollahu.
Ndërkohë, Izraeli po planifikon të zgjerojë operacionin e tij tokësor në Liban, me qëllimin për të pushtuar të gjithë zonën në jug të lumit Litani dhe për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut. “Do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, janë shprehur zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Izraeli të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, duke ofruar që ato të mbahen në Paris.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se "Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre". Ai shtoi se forcat iraniane do të përgjigjen ndaj çdo sulmi kundër infrastrukturës energjetike dhe do të synojnë impiantet e kompanive amerikane nëse infrastruktura iraniane sulmohet. e.
Në të njëjtën kohë, Araghchi njoftoi se "Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndihmë nga Kina" për të garantuar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit. Ai shtoi se Irani fton vendet fqinje, me të cilat ka lidhje vëllazërore, të largojnë agresorët e huaj, pasi shqetësimi i tyre i vetëm është Izraeli.

Foto: Abbas Araghchi
Irani do të shënjestrojë objektet e kompanive amerikane në Lindjen e Mesme nëse goditet infrastruktura e tij energjetike, paralajmëroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
"Irani do t'i përgjigjet çdo sulmi ndaj objekteve të tij energjetike. Nëse objektet iraniane shënjestrohen, forcat tona do të godasin objektet e kompanive amerikane në rajon ose ato në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë aksione", tha ai.

Foto: Flamuri i Izraelit dhe i Libanit
Përfaqësuesit izraelitë dhe libanezë pritet të takohen në ditët në vijim për një raund bisedimesh, raporton Haaretz, duke cituar dy burime të njohura me çështjen.
Një burim tha se ish-ministri Ron Dermer, pritet të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta me përfaqësuesit libanezë.
Sipas të njëtit burim Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithashtu të pranishme, me përfaqësues Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump.
Një burim tjetër tha se bisedimet mund të zhvillohen në Qipro ose Paris.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar një sulm të ri ndaj konsullatës së tyre në Erbil, Kurdistanin e Irakut ku u plagosën dy persona. Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme e Abu Dhabit e cilësoi sulmin si “terrorist dhe të pabesueshëm”, duke bërë me dije se droni që kreu sulmin goditi konsullatën e përgjithshme për herë të dytë brenda një jave. Si pasojë, dy agjentë të sigurisë u plagosën dhe ndërtesa e konsullatës pësoi dëme materiale.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, tha se Ukraina “i është bashkuar në mënyrë efektive luftës kundër Iranit” duke i ofruar mbështetje me dronë Izraelit dhe për këtë arsye paralajmëroi se është bërë një “objektiv legjitim”.
"Ukraina e dështuar, duke i ofruar mbështetje me dronë regjimit izraelit, në mënyrë efektive i është bashkuar luftës dhe, sipas Nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e ka bërë të gjithë territorin e saj një objektiv legjitim për Iranin", shkroi ai në një postim në X
Foto: Manouchehr Mottakii
"Do të kapim ushtarët amerikanë nëse guxojnë të zbarkojnë në ishullin Kharg."
Ky është kërcënimi i lëshuar nga deputeti iranian dhe ish-ministri i Jashtëm Manouchehr Mottakii, pasi forcat amerikane nisën sulme ajrore mbrëmë kundër ishullit.
"Nëse ata kanë guximin të kryejnë një akt të tillë dhe të vendosen në një pjesë të territorit tonë, pse të mos shkojmë në një pjesë të territorit të tyre - në bazat e tyre në rajon - dhe të zbarkojmë helikopterë atje dhe të kapim forcat e tyre?" paralajmëroi Mottakii.
Hamasi i ka bërë thirrje aleatit të tij Iranit që të ndalojë sulmet kundër vendeve fqinje të Gjirit si përgjigje ndaj sulmeve izraelito-amerikane.
“Duke theksuar të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur këtij agresioni me të gjitha mjetet e mundshme – thuhet në deklaratën e lëvizjes islamike në Telegram – në përputhje me normat dhe të drejtën ndërkombëtare, lëvizja i fton vëllezërit e saj në Iran që të mos marrin në shënjestër vendet fqinje.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësuan të suksesshëm operacionin e mbrëmjes së kaluar kundër ishullit iranian Kharg, duke siguruar se nuk kanë goditur instalimet e naftës.
Në një postim në X, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) shkruan: “Mbrëmë, forcat amerikane kanë kryer një sulm preciz në shkallë të gjerë në Ishullin Kharg, në Iran. Sulmi ka shkatërruar depo minash detare, bunkerë për raketa dhe shumë objekte të tjera ushtarake. Forcat amerikane kanë goditur me sukses mbi 90 objektiva ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, duke ruajtur njëkohësisht infrastrukturën e naftës.”
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 14, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Izraeli të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, duke ofruar që ato të mbahen në Paris.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi të premten se të paktën 773 persona kanë humbur jetën në Liban që nga fillimi i sulmeve izraelite mbi vendin.

Disa operacione ngarkimi të naftës në portin e Fujairah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë pezulluar pas një sulmi me dronë.
Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se “këto janë objektiva legjitime” pas sulmeve të ushtrisë amerikane ndaj ishullit Kharg në Gjirin Persik, përmes të cilit kalon rreth 90% e naftës së eksportuar,
“Ne kemi të drejtën legjitime të godasim vendet e lëshimit të raketave armike në disa zona të qyteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ushtria amerikane ka goditur porte, doket dhe bunkerë dhe ka kryer sulme raketore ndaj ishujve iranianë Abu Musa dhe Kharg,” thuhet në deklaratë.
Fujairah ndodhet në Gjirin e Omanit, dhe jo në Gjirin Persik, kështu që anijet nuk kanë nevojë të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, e cila praktikisht është e mbyllur për trafikun detar që nga fillimi i kësaj lufte dy javë më parë.

Turqia, Omani dhe Egjipti raportohet të jenë duke bërë përpjekje për ndërmjetësim me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe, “në një masë të caktuar”, me Ali Larijani, sekretar i Këshillit të Lartë për Sigurinë Kombëtare të Iranit.
Shtetet ndërmjetësuese janë gjithashtu në kontakt me zyrtarë amerikanë, shtoi burimi i Haaretz, duke theksuar se nuk dihet nëse ekzistojnë kontakte të ngjashme edhe me Izraelin.
Shtetet e Gjirit janë të bashkuara dhe të bindura se kjo luftë nuk është në interesin e tyre.

Një sulm ajror në Iran ka vrarë gjashtë persona të një familjeje, mes tyre edhe një foshnje 6-muajshe.
Së paku 1,230 persona kanë humbur jetën në Iran që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, sipas autoriteteve iraniane.
CNN ka publikuar një video që tregon tym dhe flakë duke u ngritur nga godina e ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, Irak.
Reuters dhe Associated Press raportojnë se një raketë goditi ambasadën, ndërsa AFP citon burime që thonë se dëmet u shkaktuan nga një sulm me dron.
Sulmi ndodhi pak pasi dy ushtarë të mbështetur nga Irani u vranë nga sulmet mbi Bagdad.
Në fillim të këtij muaji, Departamenti i Shtetit urdhëroi që një pjesë e stafit dhe anëtarët e familjeve të tyre të largohen nga vende përfshirë Irakun, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Izraeli po planifikon “një pushtim masiv tokësor” të jugut të Libanit, me qëllimin për “të marrë kontrollin” e zonës që shtrihet në veri deri tek lumi Litani dhe për “të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut”, raporton Axios, duke cituar disa zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.
Ndërhyrja e planifikuar nga Izraeli mund të përbëjë “pushtimin tokësor më të madh” të këtij vendi në territorin libanez që nga viti 2006, shkruan media.
“Do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, deklaroi një zyrtar i lartë izraelit duke iu referuar shembjes së ndërtesave që, sipas Izraelit, Hezbollahu i përdor për të magazinuar armë dhe për të nisur sulme.
Të paktën katër persona mbetën të vrarë në një sulm ajror izraelit në Taamir Haret Saida, në jug të Libanit.

Pas sulmeve ndaj ishullit Kharg, që sipas Uashingtonit, shkatërruan të gjitha objektivat ushtarake, por jo infrastrukturën e naftës, presidenti Trump reagoi në Truth Social.
“Mediat e lajmeve të rreme urrejnë të raportojnë sa mirë u soll ushtria e Shteteve të Bashkuara kundrejt Iranit, që u mund plotësisht, dhe se Irani dëshiron një marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shprehet ai.

Në një postim në Truth, presidenti amerikan Donald Trump shkruan se Irani s’do të ketë kurrë armë bërthamore. Ai këshillon terroristët iranianë që të heqin armët dhe të shpëtojnë vendin.
“Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore, as aftësinë për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Mesme apo, në fakt, botën! Ushtria iraniane dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë regjim terrorist do të bënin mirë të heqin armët dhe të shpëtojnë atë që ka mbetur nga vendi i tyre, që nuk është shumë”, shkroi Trump.
Komente








Me terrorist je ti . Apo i thoni terrorist atyre në tokat e shpijat e tyre
Përgjigju