VIDEO/ Lufta në Kosovë, kush ishte gjenerali gjerman që i la oficerit të ushtrisë serbe 28 minuta kohë për tu larguar nga Morina

Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff po bëhej gati të futej në Kosovë.

Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve.

Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar.

Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase. Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.

Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova.

Por, legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i “keni 30 minuta” për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: “Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta”. Serbët u larguan.

Pjesa nga biseda:

“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, pyet gjenerali gjerman komandantin serb.

“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.

 “Kjo nuk është e mundur. Keni 30 minuta” , tha gjenerali gjerman.

“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , replikon përsëri serbi.

“Ky është një urdhër” , tha ai.

Vite më vonë gjenerali Harff kështu ia shpjegoi skenën në Morinë revistës gjermane ‘Stern’.

“Ishim marrë vesh që serbët të largoheshin, për t’ua mundësuar trupave gjermane hyrjen në Kosovë. Kur aterrova aty me helikopter, komandantëve serbë as që u shkonte mendja të largoheshin. Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur”, tha ai.

Në pyetjen e ‘Stern’ se si do të sillej po të mos merrej seriozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj:

‘Nëse keni qenë 40 vjet ushtar, ju keni një refleks të mirë, edhe për palën tjetër. E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë tuta në bark. Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serbë kishin vetëm një hall: si të kthehemi të padëmtuar në shtëpi?» Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001 Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi: Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam person i padëshirueshëm", tha ai.

Harff kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Perëndimi. Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve perëndimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve